MOSHAT U-17/ Tirana shkatërron Vllazninë, Skënderbeu “tris” në derbi. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2021 | 12:26

MOSHAT U-17/ Tirana shkatërron Vllazninë, Skënderbeu “tris” në derbi. Ja të gjitha rezultatet

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e Kategorisë Superiore për 17-vjeçarët, të vlefshme për javën e 12-të.VLLAZNIA-TIRANA U-17

Në grupin A, Tirana ka shkatërruar me rezultatin 4-1 Vllazninë. Bajraktari me penallti dhe Sina, Ageja e Hasanas, i dhanë një fitore të rëndësishme bardhebluve që i ngjit në vendin e pestë me 22 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tetë me 10 pikë.

Fitore ka korrur edhe Laçi, që ka mposhtur minimalisht Shënkolin, ndërsa Partizani është mposhtur 1-2 nga Internacionali.

Në grupin B, Skënderbeu ka triumfuar në derbi ndaj Pogradecit me rezultatin 3-0. Dopieta e Lamellarit deh goli i Gjatollit i dhanë fitoren korçarëve.

Teuta mposhti minimalisht Flamurtarin, ndërsa Apolonia triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Football Republic.

Grupi A

LIVE| Shkodra-Shkëndija e Tiranës 0-1

Krasniqi 7′

Vllaznia-Tirana 1-4

Cungu 88’/ Sina 15′, Ageja 30′, Hasanas 79′, Bajraktari 84′

Partizani-Internacional Tirana 1-2

Çela 36’/ Bocka 11′, Syla 60′

Laçi-Shënkolli 1-0

Xeka 60′

a

Grupi B

Teuta-Flamurtari 1-0

Hazbardhi 68′

Pogradeci-Skënderbeu 0-3

Gjatolli 5′, Lamellari 47′, 70′

Apolonia-Football Republic 3-1

Topi 47′, Rakipaj 60′, Kullau 70’/ Zena 5′

b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"