Moshat U-17/ Tirana bën spektakël në derbi dhe zhyt Partizanin, Vllaznia largohet nga fundi. Ja rezultatet dhe skedat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 21:48

Moshat U-17/ Tirana bën spektakël në derbi dhe zhyt Partizanin, Vllaznia largohet nga fundi. Ja rezultatet dhe skedat

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti ndeshjet e javës së 14-të këtë fundjavë.  “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

VLLAZNUA U-17 BRIANS

Tirana bën spektakël në derbi

1,

Derbi i paratërinjve ka folur për 17-vjeçarët e Tiranës, të cilët nuk e kanë vënë për asnjë moment në diskutim fitoren ndaj moshatarëve të Partizanit. Bardheblutë vinin në këtë takim si skuadra favorite për të fituar, edhe për faktin se të kuqtë po bëjnë një kampionat zhgënjyes, duke grumbulluar vetëm dy pikë në 14 javë. Skuadra e drejtuar nga Ledio Pano vuan më së shumti organizimin e fillim të sezonit, ku nuk mund të regjistronte lojtarë për shkak të bllokimit të merkato së klubit në të gjitha ekipet që përfaqësohej. Kësisoj, tashmë është në vendin e fundit dhe vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë në fund nga rënia në Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër, Tirana e drejtuar nga Fatjon Muhameti lufton për kreun në grupin A, duke kërkuar titullin kampion.

NDESHJA – Tirana ka zhvilluar një lojë mjaft të bukur dhe që në pjesën e parë ka mbyllur historinë e ndeshjes. Në minutën e 15-të është Ageja që kalon në epërsi ekipin bardheblu. Fillimi i vrullshëm i Tiranës e godet psikologjikisht ekipin e kuq, që vetëm pas 6 minutash, pëson edhe golin e dytë. Këtë herë është Bajraktari që dyfishon shifrat pas një penalltie të fituar, duke goditur saktë. Me 2-0 për Tiranën skuadrat shkojnë në pushim. Edhe në startin e fraksionit të dytë, bardheblutë janë më kërkues dhe arrijnë të shënojnë edhe golin e tretë. Këtë herë është Hasanas që godet bukur brenda zonës dhe shuan çdo shpresë të Partizanit për të rihapur takimin. Gjithsesi, në minutën e 78-të, Horanlli për të kuqtë realizon golin e nderit dhe vulos rezultatin 3-1. Partizani e mbyll ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Peqinit me të kuq. ABDULLA DUSHKU

Vllaznia gjunjëzon lezhjanët

2

Vllaznia merr tri pikë të rëndësishme në luftën për t’i ikur fundit të tabelës. Skuadra e drejtuar nga Brikeno Bizi ka bindur ndaj Briansit, duke fituar me një loje mjaft të mirë. Në minutën e 28-të ishte Kodra që shënoi për shkodranët dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0. Në pjesën e dytë kuqeblutë e ngritën edhe më shumë nivelin e lojës, duke arritur të dyfishojnë shifrat që në fillim me Boshtin. Për të mbyllur historinë e këtij takimi mendoi Tafili në minutën e 75-të. Lezhjanët nuk patën forcë për të reaguar. ADMIR URUÇI

Football Republic thyen Teutën

3

Football Republic bën një surprizë të bukur në Durrës, duke mposhtur Teutën me shifrat 1-3. Në pjesën e parë shënoi Hodo për miqtë dhe pavarësisht përpjekjeve të durrsakëve, ky fraksion u mbyll 0-1. Hodo ishte njeriu i ndeshjes, pasi edhe në fillimin e pjesës së dytë dyfishoi shifrat. Skuadra durrsake reagoi menjëherë, duke ngushtuar rezultatin pas golit të Hasbardhit. Loja u bë e bukur, por miqtë ia dolën të shënonin edhe golin e tretë me autor Hoxhën në minutën e 73-të. Kësisoj, gjithçka foli për Football Republic. ZAMIR QYPI

Goleadë pa fitues në Kavajë

4

Ndeshje me emocione dhe spektakël golash në Kavajë. Ekuilibrin e lojës e shprehu edhe rezultati, ku me gjithë përpjekjet e bërë nga të dyja ekipet, në fund nuk pati fitues mes Besës dhe Skënderbeut. Kavajasit vuajtën mungesën e disa lojtarëve kryesorë, të dëmtuar dhe skualifikuar, ndërsa Skënderbeu ishte efikas në kundërsulmet e veta, duke arritur barazimin me përmbysjen e rezultatit. Tek Besa Morina vijon të jetë golashënuesi kryesor, duke shënuar 10 gola deri më tani. Për miqtë shënuan Beluli, Gora dhe Gjatolli. FERIZ FERIZAJ

Apolonia shpërthen me “poker”

5

Apolonia e trajnerit Sokol Argjendari ka bërë një ndeshje të shkëlqyer ndaj Akademisë së Futbollit, duke fituar me shifrat 4-1. Që në minutën e 4-t, Abazaj kaloi në avantazh fierakët dhe ua bëri më të lehtë vazhdimësinë e lojës. Më pas Rakipaj ktheu në gol një penallti dhe pjesa e parë u mbyll 2-0. Me fillimin e së dytës, Lutaj mendon për golin e tretë të Apolonisë, ndërsa Akademia përgjigjet me Saraçin. Megjithatë, në minutën e 81-të është sërish Rakipaj që realizon dopietë dhe vulos fitoren e thellë. BUJAR RAMA

6

RENDITJET:

ren rend

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"