MOSHAT U-17/ Thyhen kampionët në fuqi, zhgënjejnë Vllaznia e Partizani. Tirana e mbyll me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 19:47

MOSHAT U-17/ Thyhen kampionët në fuqi, zhgënjejnë Vllaznia e Partizani. Tirana e mbyll me fitore

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti ndeshjet e javës së dhjetë, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

apolonia u17

 

Vendos Gjonaj, gol për 3 pikë dhe kryesim

sked

Shkëndija e Tiranës i ka bërë një mbyllje fantastike vitit 2020, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Laç që e kanë katapultuar në vendin e parë të grupit A. Duke përfituar nga ndalesa e rivalit direkt, Shënkollit, skuadra e drejtuar nga Endri Vrapi ka marrë kreun. Tashmë pas 10 javësh kampionat, Shkëndija dhe Shënkolli janë me pikë të barabarta (23), por lojtarët që përfaqësojnë shkollën “Loro Boriçi” kanë një golavarazh më të mirë. Sa i përket transfertës në Laç, ka qenë shumë e luftuar dhe e hapur deri në fundin e lojës. Pjesa e parë nuk ka prodhuar gola, edhe pse rastet në të dyja portat nuk munguan. Ndërsa në 45 minutat e dyta miqtë kanë qenë më kërkues dhe ia kanë dalë të shënojnë në minutën e 79-të. Pas një aksioni mjaft të bukur, Gjonaj kaloi në avantazh Shkëndijën. Reagimi i Laçit ka qenë i menjëhershëm, teksa në minutën e 84-t, kurbinasit fituan penallti. Mirëpo, nga pika e bardhë gaboi Dijar Nikqi dhe gjithçka u mbyll 0-0. ABDULLA DUSHKU

Sina nderon Tiranën

skeda1

Dygolshi i Sinës ka nderuar Tiranën në ndeshjen ndaj Shkëndijës së Durrësit. Në fakt, ishin vendësit që kaluan në avantazh, duke mbyllur pjesën e parë në favor të tyre pas golit të Tafilit. Pjesa e dytë nis me një penallti në favor të bardhebluve, që kthehet në gol nga Kraja. Më pas ishte Sina që u bë protagonist i përmbysjes me dy gola. ZAMIR QYPI

Syla likuidon Vllazninë

skeda2

Tripleta e Ersi Sylës ka tronditur Vllazninë në Shkodër, teksa Internacionali i drejtuar nga Ardi Behari ka dalë me tri pikë. Kuqeblutë e Brikeno Bizit kanë reaguar me Maliqin, duke barazuar përkohësisht shifrat, mirëpo miqtë ishin në një formë të shkëlqyer dhe falë goleadorit të tyre, Syla, ia dolën të shënojnë edhe dy herë. ADMIR URUÇI

Partizani, sërish humbje

skeda3

Shkodra i ka shkaktuar humbjen e radhës Partizanit, që pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë pas 10 ndeshjesh. Malli në pjesën e parë shënoi për shkodranët, ndërsa Selimi dhe Lugjaj plotësuan fitoren. Në minutën e 81- të “demat” shkurtuan shifrat me golin e Qokajt me penallti, ndërsa afër fundit Peqini u ndëshkua me të kuq. ADMIR URUÇI

Katër gola për 1 pikë

skeda4

Pogradeci nuk arrin të shohë dritë në fund të tunelit as në ndeshjen e fundit për këtë vit. Paratërinjtë e ekipit liqenor nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj Besës. Loja filloi mirë për vendasit, pasi shënuan me Pilinçin, por Besa përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me Puqjen dhe Xhalezin. Ndërsa Lipo me penallti i çoi shifrat 2-2. REDI DANDALLAKU

Shkëlqen Apolonia

 

skeda5

Apolonia ka shkëlqyer në derbin ndaj Flamurtarit, duke shënuar 4 gola në portën e vlonjatëve. Megjithatë, nuk ka qenë aspak e lehtë për fierakët, pasi golat u shënuan vetëm pas minutës së 60-të. Rakipaj realizoi i pari nga penalltia, e më pas dyfishoi shifrat Puci. Për të çuar rezultatin 4-0 mendoi Abazaj, që realizoi dy gola në fund. BUJAR RAMA

Geleadë e Akademisë

skeda6

Akademia e Futbollit ka shkëlqyer në ndeshjen kundër Skënderbeut, duke shënuar plot 5 gola dhe mbyllur këtë vit në krye të grupit B. Skuadra e drejtuar nga Sokol Bulku e mbylli historinë e takimit për 4 minuta, pasi Jonuzi dhe Halilaj shënuan dy gola të shpejtë për vendësit. Ky i fundit bëri dopietë, ndërsa realizuan edhe Tota e Gjoka. ABDULLA DUSHKU

Brians thyen Shënkollin

skeda7

Shënkolli rrëzohet pas 10 javësh nga kreu, duke pësuar humbjen e parë në kampionat pikërisht në derbin ndaj Briansit. Kampionët në fuqi shënuan të parët me Rrapin, por shumë shpejt u përmbysën. Hero për Briansin u bë Pjetri, me një tripletë. Goli i Kaçelit në minutën e 50-të nuk mjaftoi që Shënkolli të dilte të paktën me një pikë. PRENG GJIKOLA

Teuta, “X” në Vorë

skeda8

Vora dhe Teuta kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit për këtë vit. Barazimi 0-0 nuk ka kënaqur asnjë nga skuadrat, paçka se durrsakët janë tri pikë më pak se ekipi vorak. Loja ka qenë shumë e fortë dhe me raste në të dyja portat, por askush nga futbollistët nuk diti të shtynte topin në rrjetë. Kësisoj, në fund çdo gjë u mbyll pa fitues. ABDULLA DUSHKU

Hodo shtang elbasanasit

skeda 9

Ekipit të Football Republic i ka mjaftuar një gol i Hodos në minutën e 5-të për të marrë tri pikët në transfertë kundër Pepës. Ka qenë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat kanë kërkuar me ngulm fitoren, me rastet që nuk kanë munguar në portat respektive. Megjithatë, në fund fitorja në këtë përballje u buzëqeshi miqve. VLADIMIR MEMA

rednitja17a renditja 17b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"