MOSHAT U-17/ Skënderbeu shpërthen në derbi, Partizani fundoset. Ja rezultatet dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 17:01

MOSHAT U-17/ Skënderbeu shpërthen në derbi, Partizani fundoset. Ja rezultatet dhe renditjet

Janë luajtur ditën e sotme 6 ndeshjet të vlefshme për javën e 20-të, në Kategorinë Superiore për U-17.

INTERNACIONAL

Në Grupin A, Laçi ka mposhtur minimalisht Tiranën, në një ndeshje ku vendimtar ishte goli i Ndrecajt. Më të njëjtin rezultat triumfoi edhe Vllaznia ndaj Shkodrës. Përballje spektakolare ishte ajo mes Partizanit dhe Internacional Tirana, ku u shënuan 6 gola, por këta të fundit dolën fitimtarë në fund, duke triumfuar 2-4.

Në Grupin B, Skënderbeu ka shpërthyer në derbin ndaj Pogradecit, ku korçarët kanë triumfuar me shifrat e thella 1-6. Vora ka mposhtur minimalisht Besën, ndërsa Flamurtari dhe Teuta, janë ndarë në barazim 1-1.

REZULTATET:

Grupi A

Vllaznia-Shkodra 1-0

Rei 34’

Laçi-Tirana 1-0

Ndrecaj 69’

Partizani-Internacional Tirana 2-4

Shkëmbi 10’, Vidrica 33’/ Guci 28’, Taleb 59’, 69’, Bode 66’

renditja u17 A

Grupi B

Pogradeci-Skënderbeu 1-6

Mancellari 12’/ Pano 3’, Kocaqi 37’, Xhixho 49’, 88’, Gora 62’, Beluli 70’

Besa-Vora 0-1

Thana 73’

Flamurtari-Teuta 1-1

Leshi 61’/ Hazbardhi 90’

renditah 17 b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"