Moshat U-17/ Shkëndija gjunjëzon edhe Tiranën, Partizani merr pikë në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2021 | 19:05

Moshat U-17/ Shkëndija gjunjëzon edhe Tiranën, Partizani merr pikë në Durrës

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti ndeshjet e javës së 15-të në mesjavë.  “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

Festa e Vllaznise U17 logo

Ekipi i Endri Vrapit thyen bardheblutë

skea1

Thyhet Tirana, derbin e U-17 e fiton Shkëndija e drejtuar nga Endri Vrapi. Skuadra që përfaqëson shkollën e futbollit “Loro Boriçi” ka marrë një fitore të bukur në “Skënder Halili”, duke shënuar tre gola që në pjesën e parë, ndërsa i gjithë takimi është mbyllur 2-3. Që në minutën e 4-t, Laçka shënoi për skuadrën mike. Kjo shokoi bardheblutë, të cilët vetëm dy minuta më pas e pësuan sërish, këtë herë nga Dervishi, i cili bëri një veprim mjaft të bukur. Tirana gjen forca në minutat në vijim dhe rihap takimin falë golit të Arezës. Një ndeshje e çmendur luhet deri në fundin e pjesës së parë, kur dhe Jonian Gjonaj shoi shpresat e bardhebluve, pasi shënoi golin e tretë për Shkëndijën dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat 1-3. Tirana e Fatjon Muhametit është përpjekur shumë për të shkurtuar diferencën në pjesën e dytë, por e ka arritur në limitin e ndeshjes, kur Karaj shënoi me kokë. Shkëndija vazhdon të kryesojë bashkë me Shënkollin. ABDULLA DUSHKU

Paqe në derbin shkodran

skeda 2

Vllaznia dhe Shkodra nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1. Ndeshja që mund të cilësohet edhe si derbi për U-17 është vendosur pas dy golave në fundin e lojës. Bisha shënoi fillimisht për Shkodrën në minutën e 80- të. Mirëpo, pas vetëm tri minutash ishte Maliqi që vendosi barazpeshën. Vllaznia insistoi për fitoren, por nuk ia doli. ADMIR URUÇI

“Demat”, 1 pikë shprese

skeda 3

Partizani merr një pikë shprese në Durrës ndaj Shkëndijës, që është edhe rivali direkt në luftën për mbijetesë në Superioren U-17. Në pjesën e parë vendësit kaluan në avantazh me anë të Ukës dhe ky fraksion u mbyll 1-0. Në pjesën e dytë Ruçi dyfishoi shifrat, por më pas të kuqtë reaguan mjaft mirë me dy gola nga Shutina dhe Duçellari. ZAMIR QYPI

Jaku nderon Shënkollin

skeda4

Shënkolli u falet dy penalltive për të mposhtur Internacionalin. Ka qenë një ndeshje e ekuilibruar, me dy skuadrat që kërkuan fitoren. Në minutën e 40-të Jaku kthehu në gol 11-metërshin e fituar dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendësit. Në të dytën sërish Jaku shënoi nga penalltia, ndërsa më parë kishte barazuar përkohësisht Taleb. PRENG GJIKOLA

Goleadë e Skënderbeut

skeda 5

Skënderbeu shkatërron Flamurtarin në Korçë, duke i shënuar plot 6 gola. Vlonjatët rezistuan vetëm 28 minuta, kur Gjatolli kaloi në avantazh korçarët. Protagonist absolut i takimit u bë Gora me tre gola të shënuar, ndërsa Karapanxho dhe Kapaj realizuan nga një herë në pjesën e dytë. Miqtë ishin të pafuqishëm për të reaguar. LLAZI SARO

Akademia bën spektakël

skeda 6

Akademia nuk përmbahet ndaj Pogradecit, duke vijuar ecurinë pozitive dhe ruajtur kreun e Grupit B. Skuadra e drejtuar nga Sokol Bulku ka shënuar plot 6 gola në portën e liqenorëve, ku heroi absolut ka qenë Halilaj. Në harkun e 25 minutave ai shënoi 4 gola. Ndërkohë, kanë plotësuar fitoren 6-0 edhe golat e Cahanit dhe Ahmatit. ABDULLA DUSHKU

Football Republic, super

skeda7

Football Republic shpartallon Besën me shifrat 5-1 në fushën e vet. Golat për skuadrën e drejtuar nga Erbim Fagu janë shënuar nga 5 lojtarë të ndryshëm. Bëhet fjalë për Rigers Hoxhën, Leonardo Petron me penallti, Xhoel Vrapin dhe kapitenin Ergi Hodo. Nga ana tjetër, kavajasit realizuan golin e nderit me Puqjen në minutën e 70-të. ABDULLA DUSHKU

Përmbysje e Apolonisë

skeda8

Apolonia përmbys Vorën dhe ngjitet në vendin e dytë pas 15 javësh kampionat. Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar ajo që është luajtur të enjten në Fier, me miqtë që kaluan të parët në avantazh falë golit të E.Brahimajt në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë Rakipaj barazoi shifrat, ndërsa më pas fitoren e Apolonisë e vulosi autogoli i Sulajt. BUJAR RAMA

Teuta, vendos Hasbardhi

skeda9

Paratarinjtë e Teutës kanë marrë një fitore me mjaft vlera në transfertë ndaj Pepës me shifrat e ngushta 0-1. Ka vendosur një gol i Hasbardhit në minutën e 33-të për të koleksionuar tri pikët në këtë përballje. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve të Pepës për të gjetur golin e barazimit, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. VLADIMIR MEMA

Briansi mposht Laçin

skeda 10

Briansit i ka mjaftuar pjesa e parë për të mposhtur Laçin në ndeshjen e së mërkurës. Që në minutën e 20-të shënoi Biba, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë dyfishoi shifrat Myrtaj. Në 45 minutat e dyta kurbinasit ishin më kërkues dhe arritën ta rihapnin takimin pas golit me penallti të Myftarit. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi, pasi ndeshja u mbyll 2-1. PRENG GJIKOLA

RENDITJA

REND

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"