MOSHAT U-17/ Shënkolli s’fal, Tirana bie në Laç. Ja skedat dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 22:28

MOSHAT U-17/ Shënkolli s’fal, Tirana bie në Laç. Ja skedat dhe renditjet

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti ndeshjet e javës së 20-të.  “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

U17a

Penalltia e dyshimtë mund Shkëndijën

1

Shënkolli fiton mes polemikave për gjykimin kryendeshjen ndaj Shkëndijës së Tiranës. Ndeshja mes dy skuadrave pretendente për të fituar titullin këtë sezon është vendosur nga një penallti. Portieri Simon Simoni ka gjuajtur saktë nga pika e bardhë në minutën e 74-t dhe Shënkolli ka arritur të fitojë me shifrat minimale. Ka qenë një ndeshje e ekuilibruar, por edhe pse FSHF-ja kishte caktuar një gjyqtar të Kategorisë Superiores si Indrit Myrtaj, ky i fundit nuk e menaxhoi mirë takimin. Kulmi arriti në pjesën e dytë, kur me penalltinë e akorduar acaroi jo pak lojtarët miq dhe natyrisht stafin e Shkëndijës. Këta të fundit kanë kundërshtuar vendimin e arbitrit, duke qenë të bindur se është dhënë një penallti inekzistente. Mirëpo, vendimi nuk u kthye mbrapsht dhe ai gol i shënuar vendosi krejt takimin. Pas kësaj fitoreje, Shënkolli ruan kreun i shkëputur nga ndjekësit. Javën e ardhshme skuadra kampione në fuqi e U-17 luan kundër Internacionalit. PRENG GJIKOLA

Tri pikë mes tensionit

3

Në një ndeshje të tensionuar, ku nuk munguan përplasjet mes lojtarëve, Laçi ia del të marrë tri pikë ndaj Tiranës në fushën e vet. Ka qenë një ndeshje e ekuilibruar, por me vendësit që ditën të shfrytëzonin më së miri rastin që patën në minutën e 69-të, kur Ndrecaj shënoi golin e fitores. Bardheblutë insistuan deri në fund, por nuk ia dolën. ABDULLA DUSHKU

Internacionali super, “poker” Partizanit

3

Internacionali fiton me përmbysje ndaj Partizanit, në një ndeshje që prodhoi plot gjashtë gola. Skuadra e kuqe po kalonte një moment të mirë, por këtë herë përballë kishte një kundërshtar të fortë, që pretendon kreun e klasifikimit. Të besuarit e Ledio Panos e nisën me këmbën e mbarë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me anë të Shkambit. Mirëpo, Internacionali reagoi menjëherë falë golit të Gucit në minutën e 28-të. Partizani nuk u godit aspak nga ky moment, por gjeti forca për të rikthyer avantazhin me Vidricën, duke mbyllur pjesën e parë në favor me shifrat 2-1. Ndërkohë, 45 minutat e dyta kanë folur për Internacionalin. Protagonist ka qenë Taleb, i cili është treguar i saktë në dy 11-metërshat që përfitoi skuadra mike. Përpara se Talen të kthente në gol penalltinë e dytë, ishte Bode që shënoi golin e qetësisë për Internacionalin. Gjithçka u mbyll me fitoren 2-4 të skuadrës mike, që është vetëm 3 pikë larg kreut. ABDULLA DUSHKU

Vllaznia fiton derbin

4

Derbi i U-17 mes Vllaznisë dhe Shkodrës u ka buzëqeshur kuqebluve që përfaqësojnë klubin. Të dyja skuadrat janë në pozicione jo të mira këta kampionat, ndërkohë që në ndeshjen mes tyre ka vendosur goli i Boshtit në minutën e 34-t. Shkodra është munduar të reagojë, duke kërkuar deri në fund barazimin, por ndeshja u mbyll 1-0. ADMIR URUÇI

Hazbardhi shpëton Teutën

5

Derbi bregdetar mbyllet pa fitues, teksa Flamurtari dhe Teuta i janë gëzuar një pike në Vlorë. Vendësit ishin më superiorë në pjesën e parë, por ka munguar goli. Në minutën e 61-të Leshi do të kalonte Flamurtarin në avantazh. Kur vlonjatët po shkonin më pranë fitores, Hazbardhi u prish festën, duke barazuar shifrat në minutën e 90-të. ERMAL SIKA

Vora shtang kavajasit

6

Vora ka dalë me tri pikë nga Kavajë, duke shtangur Besën, që ka shpërdoruar raste flagrante për shënim me Bubeqin dhe Morinën. Pjesa e parë ishte mjaft e bukur me vendësit që ushtruan presion të vazhdueshëm në portën e Vorës. Megjithatë, portieri mik bëri mrekullinë në disa raste dhe në minutën e 73-të, Thana nderoi Vorën. FERIZ FERIZAJ

Goleadë e Skënderbeut

7

Skënderbeu shkatërron Pogradecin me 6 gola në derbin e paratërinjve. Që në fillim të lojës Pano kaloi në avantazh miqtë me një supergol. Reagon Pogradeci dhe barazon me Mançellarin. Por, pas këtij goli vendësit u shthurën dhe Skënderbeu mori frenat e lojës. Protagonistë u bënë Kocaqi me një gol, Xhixho dy herë dhe Gora me Belulin nga një. REDI DANDALLAKU

Mjafton goli i Saraçit

8

Një gol i Saraçit në fillimin e pjesës së dytë i ka dhënë tri pikë Shkëndijës së Durrësit në ndeshjen kundër Briansit. Ishte një fitore shprese në luftën për mbijetesë të skuadrës që përfaqëson shkollën e futbollit, e cila pozicionohet në vendin e fundit në grupin A. Nuk ka munguar as tensioni, me miqtë nga Lezha që kontestuan arbitrimin. ZAMIR QYPI

Spektakël i Pepës

9

Paratërinjtë e Pepës kanë fituar me “poker” golash ndaj Football Republic. Në një ndeshje të dominuar nga elbasanasit, serinë e golave e hapi Stafa, ndërsa Petro barazoi për miqtë në pjesën e parë. Në të dytën, vendësit shënojnë tri herë të tjera, me anë të Tartarit, Kasharit dhe Kurtit, duke marrë një fitore me mjaft vlera. VLADIMIR MEMA

RE REN

PANRAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"