MOSHAT U-17/ Shënkolli dhe Vora dominojnë grupet, zhgënjejnë Vllaznia e Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2020 | 11:40

MOSHAT U-17/ Shënkolli dhe Vora dominojnë grupet, zhgënjejnë Vllaznia e Flamurtari

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti ndeshjet e javës së katërt. “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

tirana partizani u17

 

Goli i Jakut vendos kryendeshjen

111

Shënkolli-Shkëndija e Tiranës ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së pestë në kampionatin U-17, pasi luanin dy skuadra që kanë bërë shumë në këtë start të sezonit. Paratërintjë shënkollas janë kampionë në fuqi të kësaj moshe dhe kësisoj, do të kërkojnë sërish të fitojnë titullin. Edhe ndaj Shkëndijës ekipi i Klajdi Reçit tregoi forcën reale, duke fituar 1-0 falë golit të Jakut në fillimin e pjesës së dytë. Në fakt, pas një nisjeje të qetë të lojës nga të dyja skuadrat, me kalimin e minutave u ndezën gjakrat. Si Shënkolli dhe Shkëndija kërkuan me këmbëngulje golin. Të parët që rrezikuan ishin vendësit, por duke mos qenë të saktë para portës. Edhe miqtë tentuan që ta zhbllokonin rezultatin, por portat mbetën të paprekura dhe ky fraksion u mbyll 0-0. Në pjesën e dytë, që në start Shënkolli ushtroi presion. Pasi fituan të drejtën e ekzekutimit të një goditjeje dënimi, ishte Jaku që e dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren 1-0. PRENG GJIKOLA

Briansi thyen Vllazninë

222

Briansi merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Vllaznisë, duke u ngjitur në vendin e tretë. Lezhjanët e vegjël shënuan dy gola që në fillimin e lojës, fillimisht me Myrtajn në minutën e 6-të, e më pas dyfishuan me Bibën në të 22-ën. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Briansin, ndërsa në të dytën Vllaznia reagoi me Cungun, por ky gol nuk mjaftoi. PRENG GJIKOLA

Teuta vuan në Barbas

33

Football Republic dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në fushën e kompleksit të ish-futbollistit Redi Jupi në fshatin Barbas. Skuadra e Mihen Memellit ka shënuar në minutën e 67-të me anë të Hoxhës, por nuk ka mundur të ruajë dot avantazhin. Durrsakët janë hedhur në sulm dhe kanë gjetur golin e barazimit 1-1 me Shtrazën në minutën e 70-të. ABDULLA DUSHKU

Vora zhyt Flamurtarin

4

Vora befason Flamurtarin dhe merr kreun e grupit B. Skuadra nga kryeqyteti ka arritur të shënojë dy gola që në pjesën e parë në Vlorë, në minutat 27 dhe 37 me anë të Brahimajt. Në fillimin e pjesës së dytë Sulaj e çoi rezultatin 0-3, ndërsa Flamurtari reagoi me Dhramin. Në fund i njëjti autor shkurtoi shifrat dhe sfida u mbyll 2-3. ERMAL SIKA

Katër gola për 1 pikë

5

Katër gola u shënuan në Pezë-Helmes në ndeshjen mes Internacionalit dhe Shkodrës, por në fund nuk pati fitues. Hasa kaloi vendësit në avantazh dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Në pjesën e dytë shënoi Hazizi për 2-0 dhe u duk se Internacionali ishte pranë tri pikë. Mirëpo, Xhelaj me dopietën e tij në minutat 61 dhe 77, barazoi gjithçka. ABDULLA DUSHKU

Spektakël pa fitues

6

Akademia e Futbollit dhe Apolonia kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e së mërkurës në Kamzë. Plot tetë gola u shënuan, nga 4 në secilën nga portat respektive dhe në fund nuk pati fitues. Halilaj, Kurti dy herë dhe Saraçi shënuan për ekipin e Sokol Bulkut, ndërsa Lutaj, Kullau, Cakaj dhe R.Mikael u bënë protagonistë të golave për fierakët. ABDULLA DUSHKU

Dashi nderon Shkëndijën

7

Shkëndija e Durrësit mori më në fund tri pikët e para për këtë kampionat, teksa mposhti minimalisht Laçin. Një gol i Dashit në minutën e 51- të nderoi skuadrën e Hasan Muhos, që vinte pas katër humbjeve radhazi. Laçi u mundua të barazonte shifrat, por mbrojtja e Shkëndijës ishte në ditën e saj më të mirë, duke lënë pak hapësira. ZAMIR QYPI

Pepa shpërthen në shtëpi

8

Paratërinjtë e Pepës kanë fituar thellësisht 6- 1 ndaj bashkëmoshatarëve të tyre të Pogradecit. Tartari hapi serinë e golave, ndërsa ndeshjen e vulosi tripleta e Arnold Rrushit. Miqtë ngushtojnë diferencat me Dilaver, por dopieta e Gurrës mbylli përfundimisht takimin, duke u dhënë tri pikët elbasanasve të drejtuar nga Kacollja. VLADIMIR MEMA

Skënderbeu nuk fal

9

Skënderbeu ka mposhtur 2-1 Besën në fushën e vet, duke vuajtur jo pak. Goli i shpejtë i Xhixhos për korçarët krijoi idenë se gjithçka do të ishte e thjeshtë, por nuk ndodhi kështu. Kavajasit reaguan me Bubeqin pas vetëm pesë minutash. Më pas u desh të vinte minuta e 70- të që Gora të nderonte skuadrën e drejtuar nga Edi Çajku dhe Stavrion Lako. LLAZI SARO

RENDITJA17A RENDITJA 17B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"