MOSHAT U-17/ Shënkolli dhe Akademia e Futbollit shpallen kampione në grupet respektive, ja kur nis faza “play-off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2021 | 20:16

MOSHAT U-17/ Shënkolli dhe Akademia e Futbollit shpallen kampione në grupet respektive, ja kur nis faza “play-off”

Shënkolli dhe Akademia e Futbollit janë dy ekipet kampione në grupet A dhe B në Kategorinë Superiore të moshës U-17.

U17

Në Grupin A, Shënkolli, arriti të grumbullonte 39 pikë në 27 javë. Pavarësisht se skuadra lezhiane, u mund nga Partizani 2-1 në javën e fundit në ndeshjen e luajtur në fushën sportive të Yrshekut, mundi të ruajë kreun e këtij grupi.

Po në këtë të hënë, Akademia e Futbollit ia doli të rrëmbejë vendin e parë të Grupit B në javën e fundit me 36 pikë të grumbulluara. Skuadra kryeqytetase triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Flamurtarit në transfertën e Vlorës dhe përfitoi nga hapat fals të kundërshtarëve në një finale sezonit emocionuese.

Në fundjavë do të nisë edhe faza play-off e Kategorisë Superiore U-17, që do të përcaktojë ekipin kampion të Shqipërisë në këtë grup-moshë. Në këtë fazë do të marrin pjesë 8 ekipet e renditura në 4 vendet e para të dy grupeve.

NË NUMRIN E NESËRM (E MERKURË) TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” DO TË LEXONI TË DETAJUARA KRONIKAT E TË GJITHA PËRBALLJEVE BASHKE ME SKEDAT RESPEKTIVE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"