MOSHAT U-17/ Luhen 2 sfidat e fazës “play-out”, Partizani dhe Shkëndija e Durrësit bien zyrtarisht nga Kategoria Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2021 | 18:46


MOSHAT U-17/ Luhen 2 sfidat e fazës “play-out”, Partizani dhe Shkëndija e Durrësit bien zyrtarisht nga Kategoria Superiore

Kategoria Superiore U-17 zhvilloi ditën e enjte ndeshjet e fazës play-out, ku janë zbuluar edhe skuadrat që do të bien nga kategoria në sezonin e ardhshëm. Ato janë Partizani dhe Shkëndija e Durrësit.

MOSHAT U17

Të kuqtë e kryeqytetit u mundën nga ekipi i Pogradecit në sfidën e zhvilluar dje në Kamëz, të kuqtë u mposhtën nga pogradecarët, që arritën të triumfojnë pas gjuajtjeve nga penalltitë me rezultatin 3-5, ndërsa koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Shkëndija e Durrësit ishte ekipi tjetër që ra zyrtarisht nga Kategoria Superiore U-17. Në ndeshjen e zhvilluar ndaj Flamurtarit, Shkëndija u mund me rezultatin 1-4, në një sfidë që foli gjatë gjithë kohës për vlonjatët. Goli i parë u shënua nga Shkëndija, me Dashin që zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 12-të të takimit.

Dy minuta më vonë, vlonjatët barazojnë me Haxhiraj, ndërsa Idrizi dyfishon rezultatin për Flamurtarin në minutën e 22-të. Pjesa e parë u mbyll në favor të jugorëve, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, Kondi gjen sërish rrugën e rrjetës për Flamurtarin duke trefishuar rezultatin. Pak minuta para përfundimit të ndeshjes, Kondaj shënon golin e katërt për skuadrën dhe golin e dytë personal.

Në këtë mënyrë, ekipi i Pogradecit dhe Flamurtarit do të vijojnë të qëndrojnë në Kategorinë Superiore U-17 edhe në sezonin e ardhshëm ndërsa Partizani dhe Shkëndija e Durrësit bien zyrtarisht nga Kategoria Superiore.

PANORAMASPORT.AL