MOSHAT U-17/ Kthehet Vllaznia, zhytet Partizani. Ja të gjitha rezultatet dhe skedat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2020 | 18:42

MOSHAT U-17/ Kthehet Vllaznia, zhytet Partizani. Ja të gjitha rezultatet dhe skedat

Akademia e Futbollit mposht Teutën

Akademia e Futbollit-Teuta ka prodhuar spektakël në kompleksin e Kamzës. Në fund ishte skuadra e Sokol Bulkut ajo që fitoi, duke u ngjitur në vendin e dytë dhe parakaluar durrsakët. Ka qenë ndeshje mjaft e fortë, ku në pjesën e parë vendësit ishin më kërkues. Akademia ia doli të zhbllokojë rezultatin në minutën e 16-të me anë të Julian Totës. Përpjekjet e durrsakëve nuk mjaftojnë, por skuadrat shkojnë në pushim me shifrat 1-0. Me fillimin e pjesë së dytë, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova, ka një shans të artë nga pika e bardhë e penalltisë, por Arbi Shtraza shpërdoron.
AKADEMIA E FUTBOLLIT
Lojtarët e Akademisë duke festuar
Mirëpo, nuk kalojnë as 60 sekonda nga ky moment dhe Teuta fiton sërish një penallti, që e kthen në gol Demircani i sapofutur në fushë. Gjithsesi, Akademia reagon menjëherë duke kaluar në avantazh pas vetëm dy minutash me Ervin Ahmatin. Për shkak të një konflikti verbal, gjyqtari Doda u detyrua të nxjerrë me karton të kuq nga fusha që në minutën e 51-të lojtarët Saraçi e Kurti./ ABDULLA DUSHKU
AKADEMIA TEUTA

Shpërthejnë shkodranët

Vllaznia shfryn ndaj Laçit dhe ngjitet në tabelë. Pas një ecurie jo të mirë në javët e para, shkodranët e vegjël kanë fituar 5-2 ndaj kurbinasve në një takim që përtej rezultatit, nuk ka qenë aspak i lehtë. Fillimisht miqtë kaluan në avantazh me L.Xhekën, por më pas dopietat e Kodrës dhe Zaganjorit dhe goli i Boshtit kthyen gjithçka/ ADMIR URUÇI

VLLAZNIA LACI

Shkëndija T. nuk fal

Derbi i shkollave të futbollit i ka buzëqeshur Shkëndijës së Tiranës, që ka fituar në Durrës me shifrat 1-4. Kasmollari ka qenë heroi i miqve, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë. Dashi kaloi në avantazh Shkëndijën e Durrësit, e më pas erdhi përmbysja e madhe nga miqtë. B.Dermaku dhe Gjonaj ishin autorët e golave të tjerë/ ZAMIR QYPI

SHKENDIJA TIRANA

Briansi fundos të kuqtë

Briansi ka mposhtur pastër Partizanin dhe është ngjitur në vendin e tretë të grupit A. Të kuqtë janë treguar të pafuqishëm përballë lezhjanëve të vegjël, të cilët e kërkuan me ngulm golin dhe pa u mbyllur pjesa e parë realizuan me anë të Sufjes. Partizani i afrohet golit të barazimit më pas, derisa S.Biba shuan shpresat e të kuqve/ PRENG GJIKOLA

BRIANS PARTIZANI

Apolonia, presion kreut

Apolonia ka bërë detyrën në shtëpi ndaj Pogradecit dhe tashmë është vetëm një pikë larg kreut. Në minutën e 18-të ishte Cakaj kaloi në avantazh fierakët, ndërsa më pas Kurti dyfishoi shifrat. Vendësit ishin në një formë të mirë dhe Lulaj shënoi edhe golin e tretë. Në fillim të pjesës së dytë realizoi Elmazi për miqtë, por vetëm kaq/ BUJAR RAMA

APOLONIAAAA

Vora, leksion korçarëve

Vora ka treguar edhe në Korçë se do të jetë një kockë shumë e fortë këtë sezon në grupin B për paratërinj. Skuadra nga periferia e kryeqytetit ka fituar bindshëm, edhe pse pjesa e parë u mbyll 1-1. Pas golave të Thanës për miqtë dhe Goros për vendësit, 45 minutat e dyta folën për Vorën. Thana shënoi sërish, ndërsa Shutina vulosi triumfin/ LLAZI SARO

SKENDERBEU VORA

Shënkolli bën kampionin dhe ruan kryesimin

Shënkolli nuk gabon në shtëpi, duke vijuar ecurinë fantastike në këto 7 javë kampionat. Këtë herë skuadra e Klajdi Reçit mposhti Shkodrën me shifrat 2-0 që në pjesën e parë. Në minutën e 8-të, Shënkolli ekzekuton një këndore dhe pas një rrëmuje në zonën shkodrane, Marku godet dhe shënon. Loja bëhet e bukur dhe të dyja skuadrat kanë raste për shënim. Në minutën e 36-të ishte Rrapi që dyfishon rezultatin për vendësit pas një aksioni të shpejtë. Fraksioni i parë mbyllet 2-0 për Shënkollin, që shkon i qetë në pushim. Në 45 minutat e dyta Shkodra kërkon të rihapë takimin dhe fiton një 11-metërsh. Mirëpo, miqtë e shpërdorojnë këtë mundësi, pasi Hoxhaj e dërgon topin jashtë kuadratit. Edhe pse lufta sportive u zhvillua e ashpër me dominimin e shënkollasve, i gjithë takimi u mbyll me fitoren 2-0. Kësisoj, Shënkolli shkëputet në krye me tri pikë më tepër se ndjekësit. Ndërkohë, javën e ardhshme skuadra e Reçit pret në shtëpi Tiranën/ PRENG GJIKOLA

SHENKOLLII

Besa feston në Elbasan

Besa ka mundur Pepën në transfertë me shifrat 2-1. Miqtë kaluan dy herë në avantazh në pjesën e parë me golat e Morinës dhe Kanaparit. Fraksioni i dytë flet për vendasit e Pepës, që ushtrojnë një presion të vazhdueshëm në portën kundërshtare dhe arrijnë të ngushtojnë shifrat me anë të Gurrës. Mirëpo, në fund Besa del me tri pikë/ VLADIMIR MEMA

PEPA BESA

GRUPI A

GRUPI B

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"