MOSHAT U-17/ Komandojnë Shënkolli dhe Vora, Vllaznia zhyt Partizanin. Ja rezultatet dhe skedat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2020 | 21:17

MOSHAT U-17/ Komandojnë Shënkolli dhe Vora, Vllaznia zhyt Partizanin. Ja rezultatet dhe skedat

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti ndeshjet e javës së tetë, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

APOLONIA SKENDERBEU U17

 

Super-Vllaznia, “manita” ndaj Partizanit

skeda1

Vllaznia shkëlqen ndaj Partizanit, teksa shënon pesë gola dhe zhyt të kuqtë në fundin e renditjes. Skuadra e Ledio Panos, edhe pse me lojtarë më të vegjël në moshë, rezistoi deri në minutën e 42-të, kur Matija kaloi në avantazh miqtë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-2 për shkodranët, pasi në limit të këtij fraksioni shënoi edhe Dodaj. Me fillimin e pjesës së dytë, sërish më kërkues ishin kuqeblutë e trajnerit Brikeno Bizi. Në minutën e 69-të, pas një goditjeje mjaft të bukur shënoi golin e tretë Uilliam Cungu, pikërisht i biri i trajnerit të njohur, Armando Cungu. Pa kaluar një minutë lojë, Kodra katërfishoi shifrat për Vllazninë. Më pas erdhi reagimi i Partizanit me Gjetën, por vetëm për statistikë, pasi nuk bëhej fjalë për të rihapur takimin. Boshti vulosi fitoren 1-5 të kuqebluve në minutën e 89-të. Ashtu si Partizani, që në fakt ka kontingjent të cunguar, pasi nuk ka arritur të federojë dot lojtarë, jo mirë këtë sezon e ka nisur edhe Vllaznia. ABDULLA DUSHKU

Leshi nderon vlonjatët

skeda2

Flamurtari gjen fitoren ndaj Pepës, edhe pse me shumë vuajtje. Paratërinjtë vlonjatë u janë falur dy golave të Leshit, në një ndeshje ku miqtë nga Elbasani kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 28-të ishte Gurra që shënoi, por pa mbaruar pjesa e parë barazoi shifrat Leshi. Më pas në fillimin e pjesës së dytë vendosi një penallti. ERMAL SIKA

Apolonia, 3 pikë të arta

skeda3

Apolonia merr një trepikësh shumë të rëndësishëm, teksa mposht Teutën minimalisht në Durrës dhe i bashkohet kreut në treshen e parë. Goli i Abazajt në minutën e 39-të vendosi ndeshjen, e cila ishte shumë e luftuar dhe me vendësit në kërkim të barazimit deri në fund. Megjithatë, rezultati mbeti i pandryshuar dhe fierakët fituan. ZAMIR QYPI

Kasmollari bën “ligjin”

skeda4

Shkëndija e Tiranës ka zhvilluar një superndeshje ndaj Briansit, një duel mes ekipeve që pretendojnë kreun. Rastet e shumta të skuadrës së drejtuar nga Endri Vrapi janë konkretizuar vetëm në minutën e 81-të, kur Kasmollari ka realizuar një supergol. Në pjesën e dytë miqtë nga Lezha kishin dy raste të pastra me anë të Myrtos dhe Cukajt. ABDULLA DUSHKU

Goli i Qarkut gjunjëzon Tiranën

skeda5

Shënkolli kryesues i kampionatit U-17 nuk di të ndalet. Kampionët në fuqi mposhtën edhe Tiranën me rezultatin 1-0, duke merituar fitoren pas një loje më të mirë se kundërshtari. Ndeshja nisi me një rritëm mesatar, por shumë shpejt janë ndezur gjakrat. Kanë qenë bardheblutë që në minutën e 9-të rrezikuan portën shënkollase. Pas disa sulmesh të shpejta, në minutën e 19-të, ka qenë Shënkolli që ka sulmuar zonën tiranase. Këtu ka përfituar Qarku, i cili në një pozicion të volitshëm, ka goditur portën dhe mposhtur Abazin. Ky gol mbylli edhe fraksionin e parë me shifrat 1-0. Pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar, me sulme e kundërsulme, si dhe pritje spektakolare nga portierët respektivë, por mungoi goli. Kështu, i gjithë takimi u mbyll me shifrat e fraksionit të parë, 1-0. Goli i Qarkut rezultoi vendimtar dhe Shënkolli shkon në kuotën e 20 pikëve, duke pasur tri pikë më tepër se Shkëndija e Tiranës, që duket rivali më i fortë deri më tani. PRENG GJIKOLA

Guci bën diferencën

skeda6

Dy gola të Gucit dhe një i Sylës i kanë dhënë fitoren 3-1 Internacionalit ndaj Shkëndijës së Durrësit. Për miqtë shënoi Mala, duke barazuar përkohësisht shifrat në minutën e 41- të. Megjithatë, pjesa e dytë ka folur për të besuarit e Ardi Beharit, që arritën të shënonin dy gola. Kjo fitore e ngjit Internacionalin të katërtin. ABDULLA DUSHKU

Vora nuk përmbahet

skeda7

Askush se kishte menduar më parë se një skuadër debutuese si Vora do të ishte surpriza e Superiores në grupin B. Të rinjtë vorakë kanë marrë një fitore bindëse ndaj Pogradecit, duke vazhduar rrugën e sukseseve radhazi. Rustem Brahimaj dhe Sejdi Thana në pjesën e parë, si dhe Elio Sulaj e Daniel Muça në të dytën shënuan për vendësit. ABDULLA DUSHKU

Akademia bën tripletë

skeda8

Akademia e Futbollit feston në Kavajë, duke marrë tri pikë ndaj Besës, që edhe pse krijoji shumë raste, nuk diti të shënonte. Në pjesën e parë kavajasit pretenduan për një 11-metërsh, ndërsa në minutën e 40-të, ishte Halilaj për miqtë që shënoi i pari. Në pjesën e dytë Tota dyfishoi shifrat, ndërsa ai që vulos fitoren 0-3 ishte Prodani. FERIZ FERIZAJ

Football Republic s’fal

skeda9

Football Republic bën spektakël ndaj Skënderbeut në Korçë, duke fituar me katër gola. Që në pjesën e parë miqtë e drejtuar nga Migen Memelli mbyllën historinë e takimit, duke shënuar tri herë. Hodo kaloi në avantazh Football Republic në minutën e 4-t, për t’u pasuar nga golat e Zenës dhe më pas Gjatës me penallti. Hoxha shënoi golin e katërt. LLAZI SARO

rednitja u17a renditja u17b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"