Mos arritja e objektivit, Suta largohet nga Shkumbini: Një ditë mund të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2024 | 20:45

Mos arritja e objektivit, Suta largohet nga Shkumbini: Një ditë mund të…

Mos arritja e objektivit të ngjitjes në Kategorinë e Parë ka sjellë pothuajse largimin e të gjithë aktorëve të edicionit të kaluar në ekipin e Shkumbinit. 

suta

 I fundit që ka njoftuar largimin ka qenë drejtori sportiv, Anxhelo Suta, i cili në një reagim në rrjetet sociale ka bërë të ditur vendimin e tij. Suta largohet mes falenderimesh në skuadrën peqinase.  

“Dua të ju njoftoj që nga sot e në vazhdim nuk do jem më pjesë e KF Shkumbini. Për aq kohë sa isha pjesë e ekipit u mundova me të gjithë forceë dhe dëshirën time të arrinim objektivin e klubit që ishte inkuadrimi në Kategorinë e Parë që përkonte dhe me 100 vjetorin e krijimit të KF Shkumbini. Dua të falenderoj të gjithë bashkepunetorët e mij në klub, duke filluar nga presidenti z.Ali Kasa, një njeri me vizion të madh për të ndërtuar një ekip konkurent.

Dua të falenderoj stafin teknik, lojtarët pa përjashtim, pa harruar edhe punëtorët e fushës, të cilët ishin të gjithë mirëkuptues dhe bashkëpunues. Një falenderim i veçantë për tifozët ‘Besnikët’, të cilët janë mbështetja më e madhe e ekipit. Faleminderit KF Shkumbini. Faleminderit president Ali Kasa. Ju uroj suksese në vazhdimësi. Ju them mirupafshim, sepse një ditë mund të takohemi sërish”, shkruan Suta më rrjetet sociale. 

suta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"