Postuar: Dhjetor 19, 2021 | 17:06
Momente tensioni në Kategorinë e Parë, për një penallti pushtohet fusha (VIDEO)
Ndeshja mes Maliqit dhe Korabit në Kategorinë e Parë përfundoi me shumë tensione. Shkak u bë një penallti e fituar nga vendasit në minutat e fundit të ndeshjes.
Deri në ato momente Korabi po kryesonte dhe gjyqtari Bylykbashi akordon penallti ne minutën 90+4′. Kjo bëri që stafi i miqve të mos përmbahej dhe të gjithë u futën në fushën e lojës.
Penalltia u kthye në gol nga mbrojtësi Paoli Ivani dhe ndeshja përfundoi barazim mes tensioneve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"