Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:22
Momente të vështira me Juventusin, futbollisti i bardhezinjve drejt transferimit në Premier Ligë
Mesfushori i Juventusit, Manuel Lokateli, mund të nisë një aventurë të re në Premier Ligë, me italianin që kërkohet nga dy gjigantët anglez, Arsenal dhe Mançester Junajtid.
Siç raporton “BBC”, 24-vjeçari ndodhet në radarët e “Topçinjve”, të cilët edhe pas formës që mirë po kalojnë, përsëri kërkojnë të përforcojnë skuadrën.
Gjithashtu në ndjekje të tij është edhe Mançester Junajtid. Në fakt “Djajtë e Kuq” kishin shfaqur interes për të që në merkaton e shkuar, por u tërhoqën pas transferimit të Kasemiros.
Lokateli nuk ka kaluar një periudhë të mirë te Juventusi që pas transferimit të tij në Torino në verën e 2021 dhe kësaj radhe ai mund të jetë në kërkim të një aventure të re, jashtë Italisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"