Moment historik për Romën e Murinjos, ndodh për herë të parë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2023 | 23:45

Moment historik për Romën e Murinjos, ndodh për herë të parë që…

Moment historik për Romën e Zhoze Murinjos, që mbrëmjen e sotme mposhti me rezultatin 2-0, Slavian e Pragës, në duelin e vlefshëm për Grupin G të Ligës së Europës.  

roma

Suksesi i arritur ndaj skuadrës çeke, ishte i treti në 3 ndeshjet e zhvilluara deri tani në grupe për skuadrën italiane.

Kurrë më para, Roma nuk kishte fituar 3 ndeshjet e para të një fazë grupi në një kompeticion europian, ndaj edhe kjo fitore pati një shije speciale për verdhekuqtë e Zhoze Murinjos, që kanë arritur të shënojnë 8 gola dhe të pësojnë vetëm 1.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"