Moment historik/ Ka fituar besimin e legjendës Terim, 18-vjeçari shqiptar debuton me kryesuesit e Panathinaikosit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2024 | 20:37

Moment historik/ Ka fituar besimin e legjendës Terim, 18-vjeçari shqiptar debuton me kryesuesit e Panathinaikosit

Moment historik për talenti shqiptar, Elton Fikaj. Vetëm 18-vjeçar, djaloshi kuqezi bëri debutimin ditën e sotme me fanellën e Panathinaikosit, në triumfin 2-1 ndaj Panteloikosit. Kjo ditë do të mbahet mend gjatë për djaloshin nga Shkodra që ka fituar besimin e legjendës turke, Fatih Terim.  

FIKAJ

Qendërmbrojtësi shqiptar, i cili është pjesë e Kombëtares U-19, u aktivizua në minutën e 90-të në vend të futbollistit spanjoll Juankar.  

fikajjjj

Kujtojmë që edhe në ndeshjen e shkuar, Fikaj u grumbullua nga trajneri Terim me ekipin e parë. Falë këtij triumfi të arritur ditën e sotme, ekipi i Panathinaikosit mori kryesimin në elitën e futbollit grek duke lënë pas PAOK-un që u mposht nga Aris me rezultatin 2-1. 

FIKAJ

Ky ishte suksesi i tretë radhazi pë Panathinaikosin që është një nga skuadrat favorite për të fituar kampionatin këtë sezon. Duelin e radhët bardhejshilët e luajnë në transfertë ndaj AEK-ut.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"