Moment gazmor tek “Arena e Demave”, një qen hyn në fushë para se të niste ndeshja Erzeni-Laçi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2023 | 18:06

Moment gazmor tek “Arena e Demave”, një qen hyn në fushë para se të niste ndeshja Erzeni-Laçi (VIDEO)

Përpara se të niste ndeshja mes Erzenit dhe Laçit në stadiumin “Arena e Demave”, ka ndodhur një episod i veçantë dhe gazmor në fushën e lojë.

qeni

Kur dy skuadrat po bëheshin gati që të zbrisnin në fushë së bashku me gjyqtarët e ndeshjes, një qen ka hyrë në territorin e brendshëm të stadiumit të Partizanit. Fillimisht qeni ka qenë i interesuar për topin që ndodhej afër portës.

Por ndërhyrja e shpejtë e punëtorëve të fushës, ka bërë që kafsha të vraponte shpejt dhe të gjente një hapësirë për të dalë nga ambientet e brendshme të stadiumit “Arena e Demave”.

(VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"