Mohimi i shpërblimit për Luiza Gegën, reagon PD: Akt amoral i kësaj qeverie, që urren çdo sukses që vjen nga puna dhe gara e ndershme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2024 | 16:51

Mohimi i shpërblimit për Luiza Gegën, reagon PD: Akt amoral i kësaj qeverie, që urren çdo sukses që vjen nga puna dhe gara e ndershme

Atletja më e famshme e të gjitha kohërave në Shqipëri, Luiza Gega, reagoi gjatë ditës së sotme (13 janar) në “InsaStory”, ku u shpreh e zhgënjyer me Ministrisë e Arsimit dhe Sportit, pasi sipas saj nuk i kishin dhënë shpërblimet e merituara.

luiza-gega

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar Partia Demokratike e “Rithemelimit”, që i ka cilësuar si një akt të neveritshëm të narko-qeverisë.

Sipas PD, ky është një akt amoral i kësaj qeverie, që urren sukseset që vijnë nga puna dhe gara e ndershme.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

“Një akt i neveritshëm i narko-qeverisë!

Mohimi i shpërblimit të merituar dhe të ligjshëm për Luiza Gegën, atletes që i solli Shqipërisë titullin e kampiones së Evropës në garën 3 mijë metra me pengesa, është një akt amoral i kësaj qeverie, që urren çdo sukses që vjen nga puna dhe gara e ndershme.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë qëndrim diskriminues ndaj Luiza Gegës, atletes që ngriti lart dhe nderoi më shumë se kushdo tjetër flamurin dhe vendin tonë në arenën sportive ndërkombëtare.

Partia Demokratike kërkon që ky diskriminim i dënueshëm banditesk të marr fund menjëherë. banditesk të marr fund menjëherë.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"