“Modriç është një lojtar i klasit botëror”, trajneri i Spanjës: Kroacia e frikshme, por duam trofeun e Ligës së Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2023 | 19:34

“Modriç është një lojtar i klasit botëror”, trajneri i Spanjës: Kroacia e frikshme, por duam trofeun e Ligës së Kombeve

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente ka dalë në konferencë në prag të finales së Ligës së kombeve me Kroacinë, takim ky që do të luhet nesër.bcmn

“Kroacia ka një skuadër të frikshme. Ata nuk kanë vetëm Lukën kanë në përbërje futbollistë të një niveli shumë të lartë. Sigurisht që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Modriçc, pasi loja e tyre sillet rreth tij. Për mua Rodri është mesfushori më i mirë në botë, këtë e kam thënë që kur jam përzgjedhës, por Modriç është një lojtar i klasit botëror. Duam të fitojmë trofeun, për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon tepër të veçantë. Objektivi ynë është të fitojmë dhe ta dërgojmë Spanjën sa më lart të jetë e mundur”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"