“Modriç, Brozoviç dhe Perisiç janë të rrezikshëm”, Danilo: Na dërgon Ronaldo, nuk do të gabojmë në këtë sfidë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 9:30

“Modriç, Brozoviç dhe Perisiç janë të rrezikshëm”, Danilo: Na dërgon Ronaldo, nuk do të gabojmë në këtë sfidë

Për mbrojtësin e Brazilit dhe të Juventusit, Danilo Luizin, Kroacia ka emra shumë të mëdhenj që duhen respektuar dhe mbi të gjitha nuk duhet bërë gabim të nënvlerësohen.

danilo

Prandaj, në pritje të sfidës që dhuron biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, 31-vjeçari kërkon kujdes, ndonëse në të njëjtën kohë pranon forcën e shokëve të tij dhe sidomos adrenalinën që po i shton edhe ambienti i jashtëm VIP “Seleçaos”.

“Kroacia është nënkampione bote në fuqi dhe mund të kuptohet edhe arsyeja. Nuk besoj se ka nevojë për shumë reklamë, për lojtarë si Modriç, Brozoviç e Perisiç, të cilët dinë të jenë një rrezik i vazhdueshëm, ndaj të cilëve kemi marrë masa të rëndësishme. Por në të njëjtën kohë është po aq e vërtetë se edhe rivalët na tremben shumë neve, pasi jemi ne kombëtarja më e titulluar në histori dhe mbi të gjitha sivjet kemi diçka speciale, të cilën duam që ta përdorim për të risjellë trofeun pas 20 vitesh në shtëpi.

Për ta bërë këtë duhet të kalojmë Kroacinë dhe mendoj se jemi përgatitur siç duhet për t’ia dalë. Kemi një popull që bën tifozllëk për ne, por edhe një figurë madhështore si Ronaldo de Lima që po na qëndron shumë pranë në këtë Botëror dhe nuk duam që ta zhgënjejmë. E kujtoj ende kur pas dy golave të tij në 2002-shin unë dhe babai im dolëm të festonim në rrugë dhe të njëjtën festë duam të organizojmë edhe ne sivjet”, tha Danilo.

PANORAMASPORT.AL