Mjafton një gol i Bicajt, Flamurtari mposht Kamzën dhe mban vendin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2017 | 19:00

Mjafton një gol i Bicajt, Flamurtari mposht Kamzën dhe mban vendin e tretë

Flamurtari ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Kamzës në ndeshjen e sotme të luajtur në Vlorë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Shpëtim Duro fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj një Kamze që luftoi fort deri në fund.

flamurtari kamza

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bicaj në minutën e 82-të. Pas kësaj ndeshjeje, Flamurtari mban vendin e tretë në renditje me 12 pikë, ndërsa Kamza pozicionohet e 6-a me 9 pikë.

Në minutën e 67 takimi u ndërpre për shkak të ikjes së dritave dhe ndërprerja zgjati 5 minuta.

Komenti minutë pas minute

90+11′ Mbyllet ndeshja.

90+7′ Arrabal ndëshkohet me karton të verdhë.

90+4′ Kamza kryen zëvendësiomin e tretë. Largohet Idrizaj, në fushë Zefi.

90+2′ Flamurtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Alvesh, në fushë Jakovljeviç.

86′ Kamza kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Rezi, në fushë Mumajesi.

85′ Raçiç ndëshkohet me karton të verdhë.

flamurtari

82′ Flamurtari kalon në avantazh me anë të Bicajt. Mbrojtësi godet saktë me kokë një top të krosuar nga goditja e këndit.

80′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Neziraj, në fushë Kamara.

77′ Neziraj tenton me një goditje brenda zonës, por topi shkon jashtë.

flamurtari kamza1

73′ Rikthehet energjia elektrike në stadium. Rifillon ndeshja.

dritat

67′ Ndërpritet ndeshja. Fiken dritat e stadiumit në Vlorë.

65′ Neziraj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

60′ Kamza kryen zëvendësimin e parë. Largohet Imeri, në fushë Plaku.

57′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

49′ Alvesh tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por Halilaj grushton topin dhe e devijon në goditje këndi.

46′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Hyseni, në fushë Hoxhaj.

46′ Fillon pjesa e dytë. Kamza luan topin e parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ Pollozhani ndëshkohet me karton të verdhë.

44′ Alvesh tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

39′ Bicaj ndëshkohet me karton të verdhë.

29′ Fukui shënon, por më parë ka një faull ndaj Nurkoviçit dhe arbitri ndal lojën.

20′ Alvesh ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi grushtohet nga Halilaj.

17′ Useini rrëzohet në zonë dhe Flamurtari pretendon për penallti, por për arbitrin nuk ka ndërhyrje të gabuar.

10′ Lojë e qetë në këto minuta të para. Nuk ka raste të rrezikshme për gol.

1’ Fillon ndeshja. Flamurtari luan topin e parë.

FLAMURTARI – KAMZA 1-0
Bicaj 82′

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Polozhani, Musta, Useini, Hyseni (Hoxhaj 46′), Sidibe, Neziraj (Kamara 80′), Alvesh (Jakovljeviç 90+2′), Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Idrizaj (Zefi 90+4′), Ymeraj, Arrabal, Rezi (Mumajesi 86′), Fukui, Imeri (Plaku 60′), Raçic
Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtar: Remzi Sadiku

KV: Bicaj 39′, Pollozhani 45+1′ / Raçiç 85′, Arrabal 90+7′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"