Mjaftoi vetëm një telefonatë, zbulohet prapaskena e shkarkimit të Tomas Tuhelit nga pankina e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 22:30

Mjaftoi vetëm një telefonatë, zbulohet prapaskena e shkarkimit të Tomas Tuhelit nga pankina e Bajernit

Edhe pse erdhi me bujë të madh në “timonin” e Bajern Mynih, prezenca e Tomas Tuhel nuk ka sjellë asnjë risi në ekip, madje ata rrezikojnë ta mbyllin vitin pa asnjë trofe.

tuhel

Kësisoj, bordi pa si zgjidhje të vetme largimin e trajnerit 50-vjeçarit. Prestigjiozja “Bild” ka zbuluar skenarin se si teknikut iu komunikua mesazhi i përfundimit të ciklit me bavarezët.

Ka qenë shefi Jan-Kristian Dresen, i cili e ka njoftuar përmes bisedës telefonike Tuhelin mbi vendimin e bordit, pak ditë pas humbjes me Bohumin, e cila ishte e treta disfatë radhazi në të gjitha kompeticionit. Vitin e shkuar Julian Nagelsman u njoh me shkarkimin në media, përpara se bordi t’ia qartësonte situatën se ai nuk do të ishte më në krye te ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"