Mitaj, statistika perfekte edhe në kampionatin rus për mbrojtësin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 17:36

Mitaj, statistika perfekte edhe në kampionatin rus për mbrojtësin e Kombëtares

Mario Mitaj po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Jo vetëm protagonist me Kombëtare, djaloshi 20-vjeçar po zhvillon paraqitje fantastike edhe me klubin e Lokomotivës së Moskës në elitën e futbollit rus dhe këtë e faktojnë statistikat.

mario-mitaj-lokomotiv-moskau-1662392217-91739

Mitaj është i pari në saktësinë e pasimeve me 91.72% saktësi, i pari në duelet ofensive me 10,9 për ndeshje, si dhe i 3-ti në rikuperimin e topave me 11.09 për ndeshje mesatarisht. Statistika të jashtëzakonshme, këto që jo vetëm shpërblejnë Lokomotivën, që pagoi 3 milionë euro për të.

Këtë sezon Mitaj është aktivizuar 11 ndeshje me Lokomotivën, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ecurinë pozitive të skuadrës ruse. Vlen të theksohet fakti se në ndeshjet e fundit, shqiptari është pozicionuar në rolin e mesfushorit, duke u përshtatur mjaft mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"