“Mirënjohje e përjetshme për një njeri të madh”, Ranieri shpërthen në lot në ndeshjen e fundit të karrierës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 21:37

“Mirënjohje e përjetshme për një njeri të madh”, Ranieri shpërthen në lot në ndeshjen e fundit të karrierës (VIDEO)

Moment emocionues u regjistrua në stadiumin “Unipol Domus” të Kaljarit. Teksa pritej të startonte sfida mes Kaljarit dhe Fiorentinës e vlefshme për javën e fundit të Serisë A, publiku sard dhe jo vetëm, përshëndetën përzemërsisht Klaudio Ranierin, trajnerin 72-vjeçar italian, që vendosi të heqë dorë njëherë e mirë nga futbolli, pasi përmbyshi me sukses misionin duke shpëtuar Kaljarin nga rënia nga kategoria.  

ranieri2

Publiku i dhuroi një duartrokitje të gjatë, duke emocionuar së tepërmi Ranierin, që nuk i mbajti dot lotët.  

“Mirënjohje e përjetshme për një njeri të madh. Faleminderit Mister”, shkruanin tifozët e Kaliarit në një pankartë të shpalosur në tribunë. 

GOSOrDzWwAAlgdc

Një karrierë 38-vjeçare për trajnerin e mirënjohur, i cili ka drejtuar plot 20 skuadra të ndryshme. Ranieri numëron plot 1402 ndeshje si trajner dhe shumë suksese, ku më i madhi është padyshim titulli kampion në Angli me Leister, por edhe në Spanjë me Valencian, ku fitoi Kupën e Mbretit dhe Kupën Intertoto. 

MOMENTI EMOCIONUES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"