Mirel Josa përballje me të kaluarën, njihuni me dy duelet që do të mbyllin javën e 13-të të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 8:17

Mirel Josa përballje me të kaluarën, njihuni me dy duelet që do të mbyllin javën e 13-të të Superiores

Java e 13-të e Superiores do të mbyllet sot me dy duelet që do të luhen në orën 17:00.

Kategoria-Superiore

Skënderbeu do të presë Teutën në Korçë, teksa të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren. Korçarët renditen në vendin e 7-të dhe përkohësisht durrsakët në vendin e fundit me 2 ndeshje më pak.

Në të njëjtin orar, por në “Loro Boriçi”, Vllaznia do të përballet me Laçin. Kurbinasit vijnë si më favoritë në këtë duel edhe për shkak të renditjes, ndërsa trajneri Mirel Josa do të ketë një përballje me të kaluarën, me ish-skuadrën e tij Vllazninë.

NDESHJET 

SKËNDERBEU-TEUTA 17:00

VLLAZNIA-LAÇI 17:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"