Mirel Josa pas humbjes: Duhej të tregoheshim më të kujdesshëm, gjendja e Skënderbeut është më e mirë se e jona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 16:01

Mirel Josa pas humbjes: Duhej të tregoheshim më të kujdesshëm, gjendja e Skënderbeut është më e mirë se e jona

Laçi u mposht në shtëpi nga Skënderbeu me rezultatin minimal 0-1. Pas sfidës foli edhe trajneri i kurbinasve, Mirel Josa.

WhatsApp Image 2024-03-01 at 15.59.09

“Rastet e krijuara janë evazive. Nuk mund të mendoj që Skënderbeu është më i mirë se ne, por gjendja e tyre është më e mirë. Silva është lojtar bazë e jona, në momentin që e kishim të pamundur aktivizimin e tij, kjo ishte zgjidhja jonë, por në ato momente duhet të ishim më të kujdesshëm duhet të ishim më individual, dhe kjo solli humbjen e sfidës.  Kishim problem në goditjen e zonave boshe nga dy lojtarë në qendër të fushës. Gatishmëria për të dalë përpara portës, duhet të kishim qenë më të qetë. Ne do shkojmë të luajmë futboll në Rrogozhinë, duhet të shohim sot mundësitë tonë dhe freskinë e skuadrës deri ditën e martë”, tha Josa për “MCN TV”.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"