Miqësorja e fundit në qytetin e Pogradecit, ja me kë do të përballet Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2021 | 16:02

Miqësorja e fundit në qytetin e Pogradecit, ja me kë do të përballet Dinamo

Dinamo do të zhvillojë miqësoren e radhës ndaj Maliqit të dielën në orën 17:30 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Dinamo para miqesores me Tiranen

Klubi blu do të qëndrojë deri në mesjavën e ardhshme në Pogradec, për të mbyllur kështu fazën dhe për t’u kthyer në kryeqytet, aty ku do t’u japë dorën e fundit përgatitjeve në prag të startit të kampionatit.

Gjithsesi, të dielën të besuarit e Shkëmbit do të përballen me skuadrën e Kategorisë së Parë, teksa kjo është miqësorja e fundit e tyre në qytetin liqenor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"