Minnesota dominon në Perëndim, humbasin dy ekipet pretendente të Los Angeles

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 14:02

Minnesota dominon në Perëndim, humbasin dy ekipet pretendente të Los Angeles

Minnesota vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Perëndimit pas fitores 101-90 ndaj Utah Jazz. Sfidë e komanduar nga skuadra vendase, ku u dallua Towns me 32 pikë e 11 rebound.

jazz-e1701430948926-770x394

Pas kohës shtesë fiton Chicago, që mundi 120-113 Milwaukee, ndeshje ku diferencën e bëri Vucevic, autor i 29 pikëve e 10 rebound. Lakers u mundën 133-110 nga Oklahoma, dy ekipe pretendente në Perëndim.

Davis realizoi 31 pikë për Lakers, por që s’mjaftuan, ndërsa 7 lojtarë të Oklahoma realizuan mbi 10 pikë (Shai 33 pikë). Pas kohës shtesë fiton Atlanta, që mundi 137-135 San Antonio, ku protagonist ishte Trae Yong, me 45 pikë e 14 asist.

Fiton edhe ekipi i Golden State, që mundi 120-114 Clippers, sfidë e ekuilibruar. Curry me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për Warriors. Nuk zhgënjen skuadra e Miami, që falë 36 pikëve të Butler mundi 142-132 Indiana, ndërsa Portland triumfoi 103-95 ndaj Cleveland, ndeshje ku u dallua Shapre me 29 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Portland, 95-103

Brooklyn – Charlotte, 128-129

Miami – Indiana, 142-132

New York – Detroit, 118-112

Chicago – Milwaukee, 120-113

Minnesota – Utah Jazz, 101-90

Oklahoma – Lakers, 133-110

San Antonio – Atlanta, 135-137

Golden State – Clippers, 120-114

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"