Milioneri që kërkon të bëhet përsëri njeri i thjeshtë, rrëfehet Mbape: Do të paguaja shumë para që të bëja edhe një herë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2024 | 13:26

Milioneri që kërkon të bëhet përsëri njeri i thjeshtë, rrëfehet Mbape: Do të paguaja shumë para që të bëja edhe një herë…

Milionerë, por edhe të izoluar nga e gjithë bota dhe jetesa ”normale”. Ky është fati i yjeve të futbollit të cilët paguhen shumë, por nga ana tjetër e kanë të vështirë të bëjnë gjërat e thjeshta të jetës së përditshme si të tjerët. këtë situatë duket se e vuan disi Kilian Mbape, siç ka treguar në një intervistë për “Envoyé Spécial” që do të publikohet e plotë më 18 janar.

dsdfsddsfdsf

Në videon e publikuar si promocion për emisionin, intervistuesja Elis Luset, e pyet Mbape se çfarë i mungon tashëm në jetën e tij.

“Më mungojnë gjërat e përdtishme dhe të thjeshta. Punët e shtëpisë si ato kur babai im më thoshte që të dilja të blija diçka. Tani do të paguaja shumë para për të bërë gjëra të tilla që nuk kanë asnjë lloj kuptimi në vetvete për pjesën më të madhe të njerëzve”, tha ai.

I pyetur më pas se çfarë do të bënte nëse do të kishte mundësi të kalonte dy ditë si “i panjohur”, Mbape nuk hezitoi shumë.

“Do ta kaloja jashtë, në ajër të pastër, e sigurt. Do të bëja gjithçka, gjëra pa u menduar, kam humbur spontanitetin e të qenit njeri, dëshirës për të dalë që të bësh diçka dhe të kesh mundësinë ta bësh. Ne jetën time tani çdo gjë është çështje organizimi, gjithçka është e organizuar.

Do të shkoja të haja qetësisht në një restorant, do të dilja me miqtë e mi, do të shkoja në festa pa askënd që të vinte të na shihte dhe të nesërmen do të haja dreke në diell. Padyshim që do të shfrytëzoja gjërat e thjeshta të jetës”, shpjegoi Mbape i cili gjithsesi shtoi se nuk pendohej aspak për mënyrën e jetesës që bënte aktualisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"