Milik golashënues i Kupës së Italisë, sa shumë finale për Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 23:28

Milik golashënues i Kupës së Italisë, sa shumë finale për Juventusin

 Juventusi arriti një kualifikim të vuajtur në finalen e Kupës së Italisë, përballë Lacios. Bardhezinjtë e Alegrit, triumfuan me rezultatin 2-0 në duelin e parë, teksa u mposhtën në të kthimit me rezultatin 2-1. 

GL4PFdFXUAE-NVH

“Zonja e Vjetër” do të luajë finalen e 22-të të Kupës së Italisë, duke krijuar një avantazh prej të paktën 6 finalesh më shumë se çdo ekip tjetër, (pasuar nga Roma me 16 finale).  

Milik ishte heroi i bardhezinjve në ndeshjen e sotme. Polaku është dhe golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Kupën e Italisë, teksa ka arritur të gjejë plot 4 herë rrugën e rrjetës.   Ai është lojtari i parë i Juventusit që shënon 4 gola në një edicion të vetë të këtij kompeticioni që nga Paulo Dibala në sezonin 2016/2017.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"