Milani nuk di të fitojë as me të rinjtë, kuqezinjtë “zbërthehen” për 7 minuta nga ekipi grek në finalen e Ligës së Kampioneve për të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 20:13

Milani nuk di të fitojë as me të rinjtë, kuqezinjtë “zbërthehen” për 7 minuta nga ekipi grek në finalen e Ligës së Kampioneve për të rinj

Olimpiakosi është fituesi i këtij edicioni në UEFA Youth League, atë që cilësohet si Liga e Kampioneve për të rinj. Ekipi grek ka bërë gjithçka mirë në këtë turne, teksa ka mundur në finale Milanin me rezultatin 3-0.

sdffdsdsffdsfsdsfd

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të takimit, ku Olimpiakos shënoi 3 gola në minutat 59, 61 dhe 66, për të vulosur fatin e kësaj ndeshje dhe për të bërë të tijin trofeun. Një trofe mëse i merituar për këtë klub i cili kishte eliminuar më parë Interin, Lensin, Bajern Mynihun dhe Nantën.

Vetëm ndeshjet ndaj Bajern Mynih dhe ndaj Milanit u mbyll me kohën e rregullt, pasi në sfidat e tjera të fazës me eliminim direkt, klubi grek fitoi me penallti, falë aftësive të shkëlqyera të portierit shqiptar Anxhelo Sina, i cili ishte vendimtar me pritjet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"