Milani nis “pazarin” te Çelsi, pas Loftus-Çik kuqezinjtë kërkojnë dhe sulmuesin e krahut të “Bluve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 14:00

Milani nis “pazarin” te Çelsi, pas Loftus-Çik kuqezinjtë kërkojnë dhe sulmuesin e krahut të “Bluve”

Milani duket se ka nisur një “pazar” të gjerë te Çelsi. Pas Ruben Loftus-Çik, tani kuqezinjtë janë gati të nisin bisedimet dhe me Kristian Pulisiç.

pulisic

Sulmuesi amerikan është gati që të lërë “Blutë” këtë verë dhe të nisë një aventurë të re.

Kështu ai është i gatshëm që të ulet në bisedime me drejtuesit e Milanit, teksa dhe Çelsi është gati që ta shesë.

Marrëdhëniet mes dy klubeve duket se janë të mira, duke parë që Milani ka siguruar nga Çelsi edhe Fikajo Tomorin me Olivie Zhirun në dy vitet e fundit, teksa ka pasur gjithashtu dhe tratativa për Hakim Zijeh, por edhe për Armando Brojën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"