Milani gjen përforcime në Angli, në Francë e bëjnë të sigurt ofertën për sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 18:35

Milani gjen përforcime në Angli, në Francë e bëjnë të sigurt ofertën për sulmuesin

Milani hidhet në kërkim të një sulmuesi. Skuadra kuqezi ka lënë shumë për të dëshiruar në këtë sezon në fazën sulmuese, për arsye nga më të ndryshmet ndaj edhe drejtuesit po punojnë që të vendosin në dispozicion të Piolit  alternativa sa më cilësore. Me Zhiru të paprekshëm në qendër, klubi është përqendruar te përforcimi i krahëve dhe duket se ka gjetur profilin e duhur.

sent maksimin

Mediat franceze raportojnë se Alen Sent-Maksimin mund të jetë blerja e radhës e Milanit. “FootMercato” bën të ditur se kuqezinjtë po përgatitin një oferte për të bindur Njukasëll të lërë të lirë futbollistin i cili ka kaluar në stolin e rezervave në edicionin aktual dhe kërkon një ekip ku të luajë më rregullisht.

Raportohet se Maldini dhe Masara do të bëjnë një propozim konkret në 48 orët e ardhshme, që të bindin klubin anglez të lërë të lirë lojtarin. Ideja është që të transferohet fillimisht në formë huazimi te kuqezinjtë, me të drejtën e blerjes së kartonit në verë nëse palët do të jenë të kënaqura me vijimësinë e bashkëpunimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"