MIlani bën bisedime konkrete për Girasin. Zirkze dhe Sheshko mbeten në sfond

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 19:56

MIlani bën bisedime konkrete për Girasin. Zirkze dhe Sheshko mbeten në sfond

Një takim mes drejtuesve të kuqezinjve dhe Shtutgartit u zhvillua mëngjesin e djeshëm në “Casa Milan”. U diskutuar emri i Serhu Girasit, sulmuesit nga Guineja, i cili ka shënuar 30 gola në 30 paraqitje këtë sezon.

girasi

“Djalli” e ka ndjekur prej disa kohësh dhe tani ai është rikthyer në favorit sepse me llogaritë në dorë është zgjidhja me kosto më të ulët. Lojtari, në fakt, ka një klauzolë lirimi prej vetëm 17.5 milionë euro. Thelbi, megjithatë, mund të jetë paga më e lartë që ai kërkon, rreth 5 milionë euro. Një shifër që nuk i tremb klubet e pasura të Anglisë, ndërsa te kuqezinjtë rrezikon të destabilizojë ekuilibrin e dhomave të zhveshjes.

Sipas statistikave, bomberi i Shtutgartit ishte një nga sulmuesit më pjellor në Evropë: falë 28 golave në Bundesligë ai do të përfundojë i dyti në renditjen e Këpucës së Artë. Emri i tij është ai që ndoshta ngroh më së paku zemrat e tifozëve të Milanit, por nga pikëpamja e klubi është ai që do t’i bënte më mirë bilanceve. Milani ka lëvizur edhe për Zirkzenë, që në fakt, kushton klauzolën 40 milionë, por skuadrat angleze e Arsenali mbi të gjitha, pa harruar italianët e Juventusit kanë lëvizur për të.

Konkurrencë e ashpër që rrezikon të rrisë kërkesat e futbollistit. Alternativa e sulmuesit holandez, Sheshko, është edhe më e shtrenjtë. Edhe slloveni ka përfunduar në syrin e klubeve angleze, për të mos përmendur që Lajpcigun që nuk ka ndërmend ta shesë për jo më pak se 70 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"