Milan-Zhiru, mungon vetëm zyrtarizimi i firmës. Zbulohen shifrat e kontratës së re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 19:41

Milan-Zhiru, mungon vetëm zyrtarizimi i firmës. Zbulohen shifrat e kontratës së re

Olivier Zhiru do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit. Sulmuesi francez ka lënë pas krahëve “pakënaqësitë” që kishte kur për disa muaj mendoi seriozisht që të vazhdonte karrierën e tij larg Italisë pasi disa klube angleze po i “shkelnin syrin”.

c3f5a1b891fbba616d650e1cabf77e46-78698-oooz0000

Mes palëve është kthyer “dashuria” dhe tashmë sulmuesi po bëhet gati të hedhë firmën në marrëveshjen e re njëvjeçare që do të nënshkruajë me kuqezinjtë. Sot në klub kishte një takim të rëndësishëm në këtë aspekt, mes drejtuesve të Milanit dhe përfaqësuesve ligjorë të futbollistit, për të saktësuar detajet e kontratës që do të përpilohet dhe firmoset në javët e ardhshme.

Sipas mediave italiane, marrëveshja e re do t’i sigurojë Zhiru 3,8 milionë euro si rrogë vjetore, por ndërkohë do të ketë edhe bonuse të shumta në varësi të trofeve të fituar, apo edhe objektivave të tjerë të arritur nga lojtari dhe klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"