Milan, Pioli nuk dorëzohet kurrë: Dua fitore me Romën dhe në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 13:40

Milan, Pioli nuk dorëzohet kurrë: Dua fitore me Romën dhe në derbi

Stefano Pioli mundohet të shohë gotën gjysmë të mbushur në lidhje me sfidën e barazuar kundër Sasuolos. Në analizën e tij për mediat, trajneri ka komentuar momentin që po kalon ekipi i tij.

pioli

Çfarë ndodhi?

Bëmë shumë gabime e në tre nga të cilat pranuam gola. Ishte ndeshja në të cilën gjuajtëm më shumë gjatë gjithë vitit e me 5-6 gola nuk do të kishte asgjë për të thënë për atë që ndodhi në fushë.

A është Leao një lider?

Leao duhet të mësojë t’i menaxhojë këto presione, këto pritshmëri… Ai ka një talent më të lartë se të tjerët, ndaj kur nuk arrin ta hedhë në fushë… Në mjedisin tonë komplimentet dhe kritikat shpesh janë të ekzagjeruara; ai duhet të dijë se kështu do të jetë gjatë gjithë karrierës së tij. Duhet të luajmë një ndeshje të madhe të enjten, por nuk mendoj se duhet të bëjmë ndonjë gjë të jashtëzakonshme: duhet të luajmë siç dimë.

Çfarë mungonte?

Skuadra ka talent, cilësi, duhet të ketë ide të qarta se çfarë të bëjë me top dhe pa top. Ky është prioriteti i punës sime dhe ajo për të cilën do të punojmë për Romën dhe Interin. Mendja nuk kishte askund tjetër, por qëndrimi në fushë nuk ishte i duhuri. Më pas luajtëm brenda parimeve tona, duke kërkuar pozicione që mund të na garantojnë avantazhe në letër.

Si punoni duke e ditur se e ardhmja juaj ende nuk është vendosur?

Për mua nuk ndryshon asgjë, sepse si nga ana mendore ashtu edhe nga ana profesionale, ndeshja e radhës që do të përgatisë do të jetë më e rëndësishmja. Më pas cila do të jetë e ardhmja ime do të vendoset në fund të kampionatit. Derbi mund të jetë vendimtar për titullin… Interi do të fitojë titullin sido që të shkojë. Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar derbin për t’i dhënë kënaqësi tifozëve tanë dhe mbi të gjitha për të ruajtur vendin e dytë, që është ende një rezultat prestigjioz. Do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për të fituar dy ndeshjet e ardhshme duke u munduar të japim maksimumin.

Si jeni me të dhënat fizike?

Jemi mirë. Leao dhe Teo duan të luajnë, sa më shumë të luajnë aq më mirë ndihen. Mbërrijmë mirë të enjten. Fatkeqësisht Kjaer kishte një problem me kofshën dhe Çau duhet vlerësuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"