Mikud dhe Mijatoviç paralajmërojnë Realin: Mbape, minë me sahat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 22:50

Mikud dhe Mijatoviç paralajmërojnë Realin: Mbape, minë me sahat

Reali po përgatit gjithçka deri në hollësi për të prezantuar Kilië Mbapenë. Francezi ndonëse nuk e ka deklaruar publikisht, sipas të gjitha gjasave do të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Ançeloti.

mbape

Por sherri i fundit i tij me trajnerin e Paris SG-së, Luis Enrike për zëvendësimin në ndeshjen kundër Marsejës nuk ka kaluar pa komente në Francë dhe në Spanjë. Më i ashpri, me këtë rast, ka qenë Johan Mikud. Ish-lojtari, të cilin ata madje e cilësuan si “trashëgimtarin” e Zidanit, i ka dërguar një paralajmërim serioz, pa përmendur emrin e tij, Realit të Madridit.

“Po pyes diçka në lidhje me ekipin që do të nënshkruajë me atë. A nuk bëjnë vërtet këta njerëz pyetje për karakterin e tij (Mbapesë)? Pasi të jetë atje, ata nuk do të mund ta bëjnë këtë. Nëse do të isha president, do ta bëja atë pyetje përpara se të nënshkruaja me të”, tha Mikud.

Këtë linjë ka mbajtur dhe ish-i i Realit, Predrag Mijatoviç. “Mbape është një lojtar i shkëlqyer, por sigurisht që mund të kthehet në një problem në dhomat e zhveshjes”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"