Miks mes bomberëve, si ngjason Lautaro Martinez me kampionët zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 12:44

Miks mes bomberëve, si ngjason Lautaro Martinez me kampionët zikaltër

Lautaro Martinez është një miks mes kampionëve të mëdhenj dhe goleadorëve të historisë zikaltër.

lautaro

Ka diçka të ngjashme nga të gjithë dhe kjo e bën atë një lojtar madh dhe një kampion të vërtetë që po udhëheq formacionin zikaltër drejt sukseseve. Le ta nisim nga Meaca. Është lider si ai. I qetë dhe i heshtur, driblonte mbrojtësit dhe shënonte pa shumë bujë. I tillë është edhe Lautaro. Lider. Nga Niers ka forcën, si atë fiziken ashtu edhe në goditje.

Ngjason me Altobelin për golat vendimtarë. Në vitet e fundit ka filluar të shënojë në ndeshjet e rëndësishme, në derbi apo duelet që janë jetë a vdekje për skuadrën zikaltër. Lautaro Martinez është një sulmues i kompletuar ashtu si Sandro Macola. I fortë, teknik, i shpejtë. I ka të gjitha nga pak.

“El Toro” është gjithashtu guximtar, karakteristikë që e kishte Boninsenja. Edhe pse jo të gjatë dhe trupmëdhenj, kishin zemër në gjithçka. Kapiteni i Interit ka pasur fatin që të luajë vetëm me njërin prej goleadorëve, Mauro Ikardit. Prej tij ka marrë instiktin e golit. Mos të harrojmë “Bobon”. Si Vieri, Lautaro ka progresionin për t’u shkëputur pas shpinës së mbrojtjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"