Mesfushori i Milanit: Paguajmë çdo gjysmë gabimi, me Atalantën nuk humbëm 2 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 11:00

Mesfushori i Milanit: Paguajmë çdo gjysmë gabimi, me Atalantën nuk humbëm 2 pikë

Pas Monzës kishte shumë dëshirë të shpërblente besimin e ambientit dhe me ndeshjen e djeshme e bëri.

milan

Jasin Adli u shfaq i zhgënjyer për barazimin me Atalantën përpara mediave duke deklaruar se: “Bëmë lojën e duhur, patëm shumë intensitet dhe dhamë gjithçka. Sot nuk humbëm dy pikë, por kemi lënë pikë të rëndësishme në ndeshje ku mund të kishim luajtur me më shumë shpirt. Është e vështirë të luash kundër Atalantës dhe u përpoqëm t’i hutonim me shumë lëvizje. Isha i zhgënjyer sepse pata një ndeshje të tmerrshme në Monza, doja të tregoja se jam lojtar Milani dhe se mund të luaj në këtë skuadër”.

Humbjet me Monzën dhe Ren pasohen nga ky barazim. Për mesfushorin duhet ende punë, teksa në deklaratën e tij shtoi: “Sigurisht, nuk ishte një javë pozitive, megjithatë duhet të vazhdojmë të ecim përpara sepse në sezon ka edhe momente të tilla. Paguajmë për çdo gabim, por duhet të punojmë dhe të ecim përpara”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"