Mesfushori i Milanit, Loftus-Çik: Shpresoj të shkoj në Europian, por synimin kryesor e kam të arrij objektivat me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 16:37

Mesfushori i Milanit, Loftus-Çik: Shpresoj të shkoj në Europian, por synimin kryesor e kam të arrij objektivat me Milanin

Mesfushori i Milanit, Ruben Loftus-Çik, po kalon një formë mjaft të mirë tek ekipi italian. Edhe pse ndoshta “djajtë” nuk kanë zhvilluar sezonin më të mirë të mundshëm, mund të themi se anglezi gjithmonë ka bërë diferencën në fushën e lojës për ta.

loftus cik

Ish-mesfushori i Çelsit ka dhënë një intervistë për median italiane “Cronache di Spogliatoio”, ku është pyetur për një grumbullim të mundshëm të tij, me kombëtaren angleze për Kampionatin Europian 2024, duke parë edhe formën e mirë që po kalon.

“Shpresoj që po, por për momentin më duket e pamundur që të thirrem. Do të doja të kthehesha të luaja me Anglinë, por objektivi është të bëj mirë me Milanin. Gjithashtu sepse Anglia është vetëm pasojë e performancës në Milano.”

Padyshim Loftus-Çik, do të ishte një vlerë e shtuar për mesfushën e “3 luanëve”. Anglezi ka zhvilluar 34 paraqitje për Milanin këtë sezon, ku ka arritur të shënojë edhe 9 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"