Mesfushori i Burrelit: E vështirë me Vorën, por nuk kthehemi duarbosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2023 | 14:49

Mesfushori i Burrelit: E vështirë me Vorën, por nuk kthehemi duarbosh

Burreli ka udhëtuar me mision në Vorë: të mos kthehet duarbosh. Pas atij barazimi në shtëpi me Burrelin, sot në orën 16:00 do të zbresin në fushë për të marrë pikë. E dinë që do ta kenë të vështirë, por jo të pamundur. Gjatë këtyre ditëve është punuar shumë në vijën e sulmit, repart që shfaqi defekte në mesjavë.

331770719_173503798803909_8862791866575736902_n

“Ndeshja ndaj Kastriotit duhet harruar. Me rastet e krijuara, skuadra meritonte të merrte fitoren”, kështu e nisi deklaratën e tij për “Panorama Sport” mesfushori Eristotel Koleci, që njëkohësisht ka edhe cilësinë e zv.kapitenit të matjanët.

Teksa u ndal te transferta vorake, 30-vjeçari pohon se skuadra ka bërë përgatitjet e duhura dhe do ta kalojë me sukses.

“Kemi një skuadër të motivuar dhe kjo na jep shpresë për vazhdimësinë. I kemi bërë përgatitjet e duhura për ta përballuar me sukses ndeshjen e nesërme (sotme). E vlerësojmë kundërshtarin, por jam optimist. Do të zhvillojmë një ndeshje dinjitoze dhe nuk do të kthehemi duarbosh në Burrel”, përfundoi mesfushori matjan.

Ashtu si në ndeshjen ndaj krutanëve edhe këtë javë, stafi teknik duhet të bëjë llogaritë me mungesën e Donald Kurbneshi. Mesfushori vazhdon të jetë i dëmtuar, e megjithatë pjesa tjetër është më shumë se e gatshme.

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"