Mesfushori Ervis Kasaj: Bylisi di si fitohet jashtë fushe, por kujdes nga Besa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2024 | 21:37

Mesfushori Ervis Kasaj: Bylisi di si fitohet jashtë fushe, por kujdes nga Besa

Sfida në transfertë me Besën ka marrë një vëmendje të veçantë në Ballsh edhe për faktin se kavajasit janë ekipi i momentit në Kategorinë e Parë. Mesfushori Ervis Kasaj, i cili  po zhvillon një sezon mjaft të mirë me Bylisin, për “Panorama Sport” u shpreh:

Ervis kasaj bylisi

“Bëmë një ndeshje të mirë dhe dominuam ndaj Apolonisë, por golat erdhën në pjesën e dytë. Në gjykimin tim, Apolonia  mbetet një nga ekipet që i jep tonin Kategorisë së Parë. Kampionati është ende i gjatë, kështu që verdiktet janë në lojë dhe si rrjedhojë duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Bylisi është me meritë në vend të parë”.

Sa i takon sfidës me Besën, Ervis Kasaj që tashmë e njeh mirë Kategorinë e Parë, sepse ka luajtur me disa ekipe si, Orikumi, Butrinti, Labëria, Vora, por edhe Bylisi më parë, shtoi: “Pavarësisht pozitës, Besa është ekip me traditë, si dhe kanë kualitete.

Këtë e kanë treguar sidomos në këtë start të pjesës së dytë të sezonit. Ne do të shkojmë për të bërë më të mirën tonë dhe ta fitojmë këtë ndeshje. Gara është e gjatë dhe Bylisi ka treguar se edhe në transfertë di të jetë një skuadër solide dhe e fortë”.

Erjon Saliu- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"