Mesfushori Batha: Flamurtari po ecën me hap pretendenti, fitoret radhazi nuk janë aspak rastësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 21:31

Mesfushori Batha: Flamurtari po ecën me hap pretendenti, fitoret radhazi nuk janë aspak rastësi

Mesfushori me eksperiencë në futbollin shqiptar, Idriz Batha, ishte autori i golit të katërt për Flamurtarit. Pas ndeshjes Batha u shpreh: “Fitorja në Berat është një tjetër tregues i qartë, se Flamurtari është rikthyer dhe po ecën me hap pretendenti.

batha

Katër fitoret nuk janë aspak një rastësi, dhe më vjen mirë që mbaj shiritin e kapitenit në një skuadër me histori, por dhe që po bën shumë mirë nga java në javë. Puna e profesor Memushit tregon se klubi ka besim të plotë te suksesi ynë i përbashkët, pasi si stafi, ashtu edhe gjithë futbollistët pa përjashtim, po tregojnë vlerat e tyre.

Fitorja në Berat na jep jo vetëm qetësi, por edhe na shton besimin në të ardhmen, për të vijuar rrugëtimin tonë drejt elitës”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"