Mesfushori anglez fiton çmimin “Golden Boy”, Bellingam “i artë”: Taktikat e Ançelotit më transformuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 20:21

Mesfushori anglez fiton çmimin “Golden Boy”, Bellingam “i artë”: Taktikat e Ançelotit më transformuan

Xhud Bellingam rrëmben një tjetër çmim prestigjioz si futbollist i Real Madridit, “Golden Boy”, e cila i atribuohet lojtarit më të mirë të ri nën moshën 20 vjeç. Në një prononcim për prestigjiozen italiane “Tuttosport”, si organizatorja e këtij vlerësimi, mesfushori anglez ka treguar “formulën” sekrete se nga buron gjithë ai transformim i 20- vjeçarit pas mbërritjes në “Santiago Bernabeu”.

belli

TROFEU-“Do të jenë shumë persona krenarë me këtë vlerësim për mua, duke nisur nga president Perez. Mirënjohës jurisë profesioniste që më përzgjodhi si personin e duhur për të fituar. Trofe që mbart të gdhendur emrat e lojtarë me peshë, tashmë edhe unë jam përfshirë në këtë listë të artë. Shansi im i fundit dhe ia doli. Futbollisti i tretë nga Anglia që kurorëzohet në këtë kategori unike”, tha Bellingam.

NDIKIMI I TRAJNERIT-“Përmirësimi është i dukshëm në aftësitë e mia, sigurisht e shoqëruar me vetëbesim. Jam përpjekur të piqem në shumë aspekte profesione me shumë punë dhe vullnet. Sigurisht s’kam se si ta mohoj se merita të mëdha i shkojnë trajnerit Karlo Ançeloti, i cili gjeti pozicionin më të përshtatshëm për mua në fushë, liri pa lojë. Falë tij kam arritur në një tjetër dimension”, vijoi anglezi.

VËSHTIRËSITË NË SPANJË-“E di se do t’ju zhgënjej me këtë që do të them, por është e vërtetë. Nuk e flas qartë spanjishten. E vështirë, por e pranoj. Angazhohem dhe kam prirjen të jap më të mirën në objektivat personalë, ama këtu kam shumë punë”, pohoi mes të qeshurash lojtari me numër “5” në gjirin e “galaktikëve”.

TALENTET E EUROPËS-“Arda Gyler është një fenomen. Ju ende nuk e keni parë në fushë, por unë jam dëshmitar në seancat stërvitore se çfarë aftësish posedon. BinoeGitens në radhët e Dortmundit, tjetër emër që pritet të shpërthejë shumë shpejt. Nuk mund të lëmë mënjanë as vëllanë tim Xhob. Ai ka në gjak shënimin e golave në masë, sikurse babai ynë kur ishte aktiv. Meqë ra fjala i dërgoj përshëndetje të përzemërta mikut tim Xhamal Musiala, i cili doli i dyti dhe kemi ndarë dhomat e zhveshjesh te moshat e kombëtares angleze, e ku vazhdojmë të ruajmë respekt për njëritjetrin”, përfundoi Bellingam.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"