Merr fund pritja, klubi i Kategorisë së Dytë bëhet me fushë të re/ Ja kur do të inaugurohet
Pritjes i erdhi fundi! Pas 3 vitesh në shtegëtim, skuadra e Maliqit do të ketë më në fund shtëpinë e saj ku do të stërvitet dhe do t’i zhvillojë ndeshjet si skuadër pritëse.
Ditën e sotme ka nisur edhe shtrimi i tapetit me bar artificial, në fushën sportive “Jovan Asko” të qytetit të Maliqit, e cila do të inagurohet më datën 4 maj, në duelin e fundit të kampionat, që maliqarët do të zhvillojnë ndaj Labërisë.
Në këto 3 sezone, skuadra juglindore është stërvitur dhe i ka zhvilluar ndeshjet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, si dhe një pjesë e sfidave gjatë edicionit të kaluar në Kategorinë e Parë, u zhvilluan në stadiumin e qytetit të Bilishtit.
Një investim i rëndësishëm që po finalizohet me sukses nga Bashkia e qytetit të Maliqit, dhe pritet t’i jap një hov të madh aktiviteve sportive në të gjithë shtrirjen teritoriale të Bashkisë së Maliqit.
PANORAMASPORT.AL
