Merkato “low cost” e Apolonisë, fierakët afrojnë futbollistin që luajti në Kategorinë e Tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2023 | 23:41

Merkato “low cost” e Apolonisë, fierakët afrojnë futbollistin që luajti në Kategorinë e Tretë

Merkatoja e Apolonisë mbetet në kuotën “zero”. Afrime zyrtare nuk ka, ndonëse lojtarët në provë nuk mungojnë. I tillë ishte rasti i nigerianit Ibrahim, që u vëzhgua për dy javë nga stafi teknik. Edhe pse u aktivizua në miqësoret ndaj Bylisit dhe Elbasanin, nuk e ka bindur dot Jeraj Rodriges Rodriges.

apolonia bylis

20-vjeçari me origjinë është larguar përfundimisht nga fierakët. Mirëpo pa ikur mirë njëri, me ekipin është parë në seancën e radhës stërvitore një tjetër i huaj, që i është nënshtruar gjithashtu provës. Fierakët nuk heqin dorë nga tregu afrikan. Këtë radhë kanë marrë ganezin Derrik Frimpong. 23-vjeçari ka ardhur vërtetë në Shqipëri për Skënderbeun, por nuk luajti dot kurrë.

1681463100280

Sakaq, sezonin e fundit ai është aktivizuar në Kategorinë e Tretë. Mesfushori ka qenë pjesë e Albanëve, skuadrës që këtë vit u ngjit në Kategorinë e Dytë. Drejtuesit nuk e kanë mbyllur përfundimisht marrëveshjen me lojtarin, i cili ka mbërritur pasditen e djeshme në Fier. Ai është vënë nën urdhrat e stafit teknik, por fillimisht do të jetë në “lupë”. Nëse e kalon klasën, mund të flitet për kontratë.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"