Merkato hyrje-dalje/ Interi ruan ekuilibrat, ja bilancet te zikaltërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 21:47

Merkato hyrje-dalje/ Interi ruan ekuilibrat, ja bilancet te zikaltërit

Kur Stiven Zhang e kishte fjalën për auto-financim i referohej pikërisht kësaj: Interi në 5 vitet e fundit është një nga skuadrat që ka ruajtur ekuilibrat sa i përket merkatos.

inter

Nga bilanci i bëri për blerjet e futbollistëve dhe i të ardhurave të fituara nga shitjet, rezulton se zikaltrit kanë vetëm 19 milionë euro humbje. Shumë pak, krahasuar me Juventusin apo Milanin që kanë nga 220 apo 205 milionë euro humbje. Edhe Napoli ka 138 milionë euro.

Këtë analizë e ka bërë CIES që ka marrë në shqyrtim lëvizjet e bëra në merkato në 5 sezonet e fundit. Gjithmonë Interi ka arritur që të sakrifikojë lojtarët më të mirë, por ka ditur që të godasë. Një nga mjeshtëritë e Marotës dhe bashkëpunëtorëve të tij janë goditjet në merkato me kosto 0 dhe afrimi i futbollistëve që janë në skadencë kontrate me ekipet e tyre.

Mkitarian, Çalhanoglu, Turam, De Vraj janë disa prej tyre që luajnë ende në kampin zikaltër. Për sezonin e ardhshëm priten Taremi dhe Zielinski që kanë firmosur parakontratat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"