Merkato e dimrit/ Korabi u kujtua në fund, zyrtarizon edhe një mbrojtës me të shkuar të kuqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 21:24

Merkato e dimrit/ Korabi u kujtua në fund, zyrtarizon edhe një mbrojtës me të shkuar të kuqe

Korabi u kujtua në ditët e fundit të merkatos për të kryer përforcime. Pas Erjon Sinës, dibranët kanë zyrtarizuar sot edhe afrimin e dytë, pikërisht bëhet fjalë për mbrojtësin Alesio Stafa, i cili në të shkuarën ka veshur edhe fanellën e Partizanit dhe Elbasanit.

korabi

Zyrtarizimin e lojtarit më të ri Korabi e ka bërë përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”:

“Klubi i Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Alesio Stafa. Mbrojtësi ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, e cila e lidh me KF Korabin për vitet e ardhshme. I urojmë suksese lojtarit dhe klubit! Karriera: AF Elbasani, FK Partizani”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"