Mërgjyshi kërkon kujdes maksimal ndaj skuadrës lezhjane: Mos nënvlerësoni Besëlidhjen!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2021 | 11:01

Mërgjyshi kërkon kujdes maksimal ndaj skuadrës lezhjane: Mos nënvlerësoni Besëlidhjen!

Korabi, ndonëse nuk e njeh humbjen në këto tri javë kampionat, vazhdon që të qëndrojë me këmbë në tokë dhe vlerësojë çdo kundërshtar. Edhe pse e presin Besëlidhjen në shtëpi, Artan Mërgjyshi kërkon kujdes maksimal. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri nuk ngurron që të zbulojë edhe porosinë që u ka dhënë lojtarëve:

Mergjyshi

“Çdo ndeshje është e vështirë, pasi çdo kundërshtar ka objektivat e vet. Besëlidhja pastaj nuk është një ekip që duhet nënvlerësuar. Prandaj, gjatë gjithë javës kemi punuar me skuadrën, duke u stërvitur rregullisht si në aspektin teknik dhe atë fizik.

U kam kërkuar lojtarëve që të futen në fushë për një rezultat pozitiv, që do të thotë fitore. Edhe pse luajmë në fushën tonë dhe do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve tanë, duhet kujdes”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"