Mërgjyshi do kthesën ndaj Tomorit: Asnjë nënvlerësim! Do të bëjmë maksimumin që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2022 | 11:22

Mërgjyshi do kthesën ndaj Tomorit: Asnjë nënvlerësim! Do të bëjmë maksimumin që…

Pas humbjes në Cërrik, dibranët luajnë sot ndeshjen e prapambetur të javës së 16-të. Presin Tomorit dhe do të tentojnë kthesën. Këtë kërkon edhe trajneri Artan Mërgjyshi, i cili për “Panorama Sport” e cilëson të vështirë këtë duel.

MERGJYSHI

“Të shohim përpara pasi duhet patjetër të realizojmë objektivin që i kemi vënë vetes. E dimë që Tomori është një ekip me emër në futbollin shqiptar, pasi ka qenë gjithmonë në elitë.

Asnjë nënvlerësim nuk ka nga ne. Do të bëjmë maksimumin që të marrim një rezultat pozitiv, pasi do të kemi edhe mbështetjen e sportdashësve tanë.

Megjithatë, le t’ia lëmë fushës së lojës të flasë. Le të fitojë më i miri. Në futboll duhet t’i pranosh të tria rezultatet. Formacioni? Do jetë i njëjti”, përfundoi tekniku.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"